Premte, 24 Prill 2020 16:16

Ekskluzive.. Regjimi iranian po bën fushatë për vizë hyrjeje në Shqipëri për terroristët e tij

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Një nga degët e Ministrisë famëkeqe të Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit iranian, Shoqata Nejat, ka postuar ditët e fundit një deklaratë në faqet e internetit të lidhura me të, ku përdor si pretekst kërkesën e familjarëve për të vizituar fëmijët e tyre në kompleksin e MEK, Ashraf 3, në Shqipëri. Deklarata i bën thirrje qeverisë shqiptare që t’i japë vizë hyrjeje individëve që janë në fakt agjentë të MOIS në Iran, duke i prezantuar ata si familjarë të anëtarëve të MEK.

Sipas ekspertëve mbi terrorizmin e regjimit iranian, regjimi e ka nisur këtë fushatë të re për arsye se, pas zbulimit të planeve terroriste të Gardës Revolucionare dhe Forcave Quds të Iranit në Shqipëri, diplomatët kryesorë iranianë, duke përfshirë ambasadorin dhe oficerin e inteligjencës të ambasadës iraniane, janë përjashtuar nga Shqipëria. Për më tepër, qeveria shqiptare ka mbyllur Kolegjin Sa’adi i cili ishte një qendër spiunazhi e regjimit iranian dhe përdorej për rekrutimin e terroristëve. Tani që shtegu kryesor i MOIS dhe Forcave Quds për në Shqipëri është bllokuar, regjimi klerikal po përpiqet ta hapë shtegun për hyrjen e terroristëve të tij në Shqipëri përmes rrugëve alternative, si vizita familjare apo biznes.

Vitin e shkuar, më 2 qershor 2019, Komisioni i Sigurisë dhe Antiterrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit pati shpallur se regjimi po përpiqet të marrë vizë hyrjeje dhe leje qëndrimi për terroristët e Forcave Quds dhe MOIS në Shqipëri, nën maskën e planeve për të investuar në ndërtimin e vilave dhe apartamenteve. Kjo përpjekje u bë nën emrin e një kompanie të lidhur me liderët kriminelë të Gardës Revolucionare. Rezistenca Iraniane i publikoi detajet dhe emrat e menaxherëve të kësaj kompanie. Lidhur me këtë, më 22 mars 2018, Report TV në Shqipëri raportoi: "Agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri janë veçanërisht të shqetësuara për faktin se mund të ketë iranianë të punësuar nga shërbimet sekrete në Teheran për të dëmtuar sigurinë e 3,000 refugjatëve iranianë në Shqipëri."

Para se anëtarët e MEK të transferoheshin në Shqipëri dhe ndërkohë që e kishin bazën në Irak, regjimi iranian përfitoi nga prania shumë e madhe e forcave terroriste dhe mercenarëve të tij në atë vend për të dërguar në Irak agjentët e tij duke i prezantuar si familjarë të banorëve të Kampit Ashraf dhe Kampit Liberty. Ata ushtruan torturë psikologjike mbi banorët dhe kryen sulme me qëllimin për t’i vrarë. Në Kampin Ashraf, që nga viti 2010 deri në fundin e vitit 2011, për dy vite, këta agjentë përdorën 320 altoparlantë, përmes të cilëve i kërcënonin banorët 24 orë rresht me sulme nga forcat terroriste Quds. Në prill 2011, forcat irakene, së bashku me Forcat Quds, sulmuan banorët e Ashraf, duke vrarë 36 prej tyre e duke plagosur qindra të tjerë. E njëjta situatë vazhdoi edhe në Kampin Liberty. MOIS dërgoi agjentët e saj nën petkun e familjarëve të banorëve të Ashraf për të qëndruar jashtë perimetrit të kampit dhe për të identifikuar shënjestrat për sulmet me raketa. Forcat Quds, me ndihmën e qeverisë Maliki, kryen pesë sulme gjakatare me raketa kundër Kampit Liberty, duke vrarë afërsisht 180 anëtarë të MEK në kampet Ashraf dhe Liberty e duke plagosur më shumë se 1,400 të tjerë.

Tani, disa agjentë të regjimit iranian në Shqipëri po mbështesin peticionin e MOIS dhe fushatën e presionit të regjimit mbi qeverinë shqiptare për të lëshuar viza hyrjeje për agjentët e tij. Dy muaj më parë, dy shqiptarë të quajtur Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi, u morën në Iran për një vizitë luksoze. Pasi u kthyen nga Irani, ata janë përfshirë thellë në një fushatë demonizimi kundër MEK-ut në Shqipëri dhe po mbështesin dhënien e vizave hyrëse për terroristët e regjimit iranian që kërkojnë të vijnë në Shqipëri. Kjo tregon angazhimin që këta dy persona kanë marrë përsipër ndaj regjimit iranian gjatë vizitës së tyre atje. Në faqen e tij Facebook, Gjergji Thanasi ka vënë linkun e peticionit të MOIS dhe e ka mbështetur atë. Në uebsitin e tij famëkeq Gazeta Impakt, Olsi Jazexhi e pyet qeverinë shqiptare se pse nuk u ka dhënë viza këtyre agjentëve iranianë. Në të njëjtën kohë, ai i ka shtuar në mënyrë histerike sulmet dhe vulgaritetet e tij ndaj anëtarëve të MEK në Shqipëri. Reagimet e çmendura të regjimit iranian dhe agjentëve të tij në Shqipëri tregojnë rrënimin e regjimit dhe dështimin e planeve të tij terroriste deri tani.

Irak – Kampi Ashraf- 2010 deri në fundin e 2011-ës – Një pjesë e 320 altoparlantëve të instaluar nga agjentët e regjimit iranian në sheshin e Tulipanëve në qendër të Kampit Ashraf në Irak për t’u bërë torturë psikologjike anëtarëve të MEK me zhurmë të lartë ditë e natë për dy vite

Irak- Kampi Liberty- 23 maj 2016- Agjentët e MOIS të dërguar nga Irani nën petkun e familjarëve të anëtarëve të MEK për të filmuar e mbledhur informata e koordinata për sulmin e radhës me raketa

Lajmi i fundit