Merkure, 06 Maj 2020 08:26

Peticion i Rremë i Ministrisë së Inteligjencës së Iranit kundër MEK në Shqipëri

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Një përpjekje e Iranit për të vazhduar rrugën për terrorizëm

Ditët e fundit, regjimi iranian ka publikuar një peticion në internet me anë të gazetave dhe faqeve të internetit të lidhura me Mullahët drejtuar Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Nënshkruesit që prezantohen si familjarë të anëtarëve Mojhahedin (MEK) të Iranit në Shqipëri, por ata kërkojnë një vizë hyrje në Shqipëri. Ata pretendojnë se më shumë se 8,000 nënshkrues duan të takohen me të afërmit e tyre që jetojnë në Ashraf 3 në Manzë të  Durrësit. Peticioni fals, i cili nuk ka asnjë lidhje me familjet e anëtarëve të MEK-ut, prodhohet nga inteligjenca iraniane dhe nga forca Quds, dhe pretendon me paturpësi se, "Fëmijët tanë po mbahen të robëruar nga terroristët në Shqipëri ... Në mëshirën e qeverisë tuaj, ata nuk kanë asnjë komunikim me botën e jashtme, veçanërisht me familjet dhe miqtë. Pyetja jonë si familjarë që vuajnë është se sa kohë dëshironi të vazhdoni në këtë situatë? "

Shpeshherë, terroristët nga regjimi iranian dërgoheshin në Shqipëri si diplomatë. Por pasi një numër i diplomatëve të ambasadës iraniane, përfshirë ambasadorin e saj, u dëbuan nga Shqipëria në dhjetor 2018 dhe  në janar 2020, dhe po ashtu qendra terroriste e maskuar e regjimit, Kolegji Saadi, u mbyll në Tiranë, atëhere aktivitetet terroriste të regjimit iranian kundër kundërshtarëve të tyre në Shqipëri pësuan goditje të mëdha. Rrugët e tyre të lehta të hyrjes për në Shqipëri u mbyllën. Prandaj, regjimi ka përdorur taktika të tjera për të dërguar agjentë dhe terroristë në Shqipëri, njëra prej të cilave quhet vizita familjare. Sigurisht, aparati shqiptar i sigurimit është i njohur me këto taktika të regjimit iranian. Në tetor 2019, shefi i policisë shqiptare zbuloi një rrjet terrorist të lidhur me forcën Quds të regjimit iranian. Sipas policisë shqiptare, një anëtar i këtij rrjeti terrorist i quajtur Alireza Naghashzadeh po udhëtonte për në Shqipëri me pretekstin gjoja për ti bërë një vizitë nënës së tij, e cila ishte me MEK.

Mjafton vetëm po të vëzhgoni nënshkruesit dhe ata që po udhëheqin propagandën e këtij peticioni për të kuptuar qëllimet e errëta të regjimit iranian. Një nga nënshkruesit e këtij peticioni i quajtur Hassan Heyrani, është i  njohur prej kohësh si një agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian, ai njeri nuk ka familje në MEK. Një tjetër nënshkrues është një shqiptar me emrin Gjergji Thanasi, të cilin MEK e ka cilësuar vazhdimisht si një agjent të regjimit iranian në Shqipëri. Njeriu  duhet të jetë shumë budalla të mendojë se Gjergji Thanasi ka një anëtar të familjes në Ashraf.

MOIS i ka prezantuar tre agjentë të vet si udhëheqës të peticionit. Ata janë (Dy vëllezër, Ibrahim dhe Massoud Khodabandeh, dhe gruaja e tij, Anne Singleton.) Të cilët Janë identifikuar në një raport të Kongresit amerikan të mandatuar nga Pentagon si agjentë të MOIS. Ebrahim Khodabandeh në Iran, i cili po paraqitet nga regjimi si drejtor i "Shoqatës Nexhat", pretendon se ky peticion është nisma e tij. "Shoqata Nexhat" është një shoqatë e maskuar dhe për të gjithë iranianët, njihet si një nga degët e MOIS. Massoud Khodabandeh, një tjetër agjent famëkeq i MOIS i vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, po promovon peticionin. Ai është gjithashtu shumë i urryer për iranianët për shkak të lidhjes së tij me MOIS. Gruaja e tij, Ann Singleton, është përshkruar gjithashtu nga ligjvënësit britanikë si një spiune për MOIS. Ka dokumente dhe prova të bollshme që vërtetojnë qëçifti ishte i përfshirë në fushatën që çoi në masakrimin e anëtarëve të MEK në Irak, dhe se ata janë bashkëpunëtorë në masakrën kundër banorëve të kampit Ashraf dhe Liberty, prandaj ata duhet të ndiqen penalisht.

Pamvarësisht nga kjo, ai i cili në bashkëpunim me këta individë të dëshpëruar po udhëheq këtë fushatë për të favorizuar terroristët e MOIS në Shqipëri është një individ i quajtur Olsi Jazexhi. Ai sëbashku me Ann Singleton ka regjistruar një intervistë një-orëshe, të mbushur me gjepura, duke bërë fushatë për veten e vet. Olsi Jazexhi pranon se në vitin 2011 ai ndoqi kurse trajnimi në Universitetin Fetar Al-Mustafa në Qom. Universiteti Al-Mustafa njihet gjerësisht se është një vegël për indoktrinimin e ideve fetare ekstremiste tek  të huajt dhe bën  rekrutimin e kandidatëve për aktivitetet terroriste dhe ushtarake të regjimit jashtë Iranit, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në luftërat e Iranit në Lindjen e Mesme.

 

Gjergji Thanasi në ambasadën iraniane me stafin e ambasadës dhe atasheun kulturor që më vonë u dëbuan nga Shqipëria për veprimtari terroriste. Thanasi koordinoi aktivitetet e tij kundër MEK-ut në Shqipëri sëbashku me këta terroristë

 

 

Ann Singleton në Irak, në sfond përpara kampit MEK Ashraf- Ndërsa familjet e banorëve të Ashraf përsekutoheshin, përndiqeshin, arrestoheshin dhe torturoheshin në Iran vetëm  thjesht për një telefonatë të afërmëve të tyre në Kampin Ashra. MOIS famëkeq iranian transferoi agjentët e vet nën emrin e familjarëve të banorëve të Ashrafit sikur gjoja këta persona duan të vizitojnë të afërmit e tyre. Megjithatë, ata morën pjesë në fushata që përgatitnin bazat për masakrimin e anëtarëve të MEK-ut. Ata gjithashtu ishin të angazhuar në kryerjen e torturave psikologjike kundër anëtarëve të MEK-ut rreth kampit Ashraf duke vendosur  320 altoparlantë të fortë që llomotitën me zë të lartë,gjepura dhe mallkime për dy vjet me rradhë.

 

 

 Massoud Khodabandeh duke falënderuar oficerët e ushtrisë irakiane që masakruan anëtarët e MEK të pambrojtur në Kampin Ashraf

  

 

Olsi Jazexhi në konferencën e New Horizon në Iran. New Horizon është i lidhur me forcat e Qods të IRGC dhe u rendit në listën e zezë nga Departamenti i Thesarit i SH.B.A.-së në shkurt 2019 për shkak të aktiviteteve të tij terrorriste. Departamenti i Thesarit njoftoi se New Horizon  është një maskim  për rekrutimin spiunëve të huaj ”. Kjo foto është sjellë në vëmendjen e shikuesve shqiptarë në emisionin e bisedave të Ora News 360. Megjithatë, Olsi Jazexhi nuk pranoi të shpjegojë bashkëpunimin e tij me New Horizon. FBI ka survejuar dhe ndjekur penalisht ata shtetas amerikanë që marrin pjesë në konferencë.

Lajmi i fundit