Marte, 19 Maj 2020 12:39

Kontradiktat e Iranit!

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

 presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani foli në mbledhjen e Taskforcës për Koronavirusin dhe, si zakonisht, nguli këmbë në pretendimet e tij të rreme se “krahasuar me shumë vende të tjera, performanca e regjimit në luftën kundër koronavirusit të ri është superiore. Populli ka besim dhe bashkëpunon me sistemin.”

Rouhani nuk hezitoi ta merrte për vete meritën për punën dhe sakrificat e mjekëve e infermierëve të Iranit. “Puna e spitaleve tona dhe e doktorëve, infermierëve e personelit tonë mjekësor është gjithashtu e shkëlqyer, që do të thotë se nuk mund t’i gjejmë në ndonjë vend tjetër të botës sakrificat e bëra në Iran.”

Megjithatë, Rouhani në mënyrë paradoksale përdori fjalën “e vështirë” mbi 20 herë.

“Këto ditë janë të vështira për popullin… pushimet e Vitit të Ri [të kalendarit pers]  [20 mars – 2 prill] ishin shumë të vështira për popullin, siç ishte edhe muaji i Ramazanit,” tha ai.

Natyrisht, Rouhani nuk iu përgjigj kontradiktës se si është e mundur që një vend të jetë më mirë sesa pjesa tjetër e botës, por njëkohësisht të mbetet nën vështirësi e presion?

E vërteta është se i gjithë regjimi është plot me kontradikta të tilla. Nga papërputhshmëritë në deklaratat e bëra nga Rouhani apo zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit dhe një kontrast i qartë me thëniet e tyre. Ndërkohë që Rouhani pretendon se e ka mposhtur dhe menaxhuar COVID-19, dhe se sëmundja është në fazën e rënies, vetë Ministri i Shëndetësisë thotë se shtimi i rasteve të reja në provincën Khuzestan të Iranit jug-perëndimor ka ndodhur menjëherë pas vendimit të qeverisë për t’i rihapur vendet publike.

 

Lajmi i fundit