Djele, 07 Qershor 2020 21:10

Ekskluzive..Në Shqipëri - Motive për të qenë më të etur se Mullahët kundër MEK

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

*Nga: Mehri Saadat & Nahid Saadat

Ne u informuam nga një mik që një individ i quajtur Gjergji Thanasi, ka postuar një imazh për ne dhe një vëllain tonë në Facebook-un e tij. Tashmë ne e kemi parë emrin e tij në media si një person që në Shqipëri ka marrëdhënie me Ministrinë famëkeqe të Inteligjencës iraniane (MOIS). Kur vizituam Facebook-un e tij, vumë re se ai kishte reklamuar, Facebookun-Iran-Interlink që postonte pamjet e familjes sonë Iran-Interlink si edhe faqen e internetit Nejat dhe dhjetëra faqe të tjera të internetit por edhe një faqe interneti të maskimit të MOIS-it sepse ai është një bashkëpunëtor  24-orësh në makinën demonizuese të MOIS kundër Moxhahedin-e Khalq (MEK). Gjithashtu kemi vërejtur që Thanasi është një ndjekës i këtyre faqeve në internet dhe rregullisht përdor akuzat e MOIS kundër MEK në Facebook-un e tij. Duket se ai është një zëdhënës i mullahëve kriminelë në Shqipëri. Akuzat që ai promovon në Facebook-un e tij, pretendojnë se tre prej nesh janë mbajtur kundër dëshirës së tyre në Ashraf 3, kompleksi MEK në Shqipëri dhe pretendon se nëna jonë në Iran po qan për ndihmë duke kërkuar vizë nga qeveria shqiptare për të ardhur në Shqipëri dhe për të na vizituar. Asnjë person që i ka trutë në rregull në botë nuk mund të besojë se Ministria e Inteligjencës e regjimit fashist si Irani kujdeset për familjet e anëtarëve të MEK, duke zhvilluar një fushatë për marrjen e vizave për të hyrë në Shqipëri.

Kur të dyja ishim të mitura, pasi (Mehri) ishte 16 dhe (Nahid) ishte 14 vjeç, për shkak të mbështetjes sonë për MEK dhe aktiviteteve paqësore dhe luftës për të sjellë lirinë në Iran, u arrestuam në qytetin verior të Tabrizit. Ne menjëherë u torturuam dhe u sulmuam nga xhelatët e Gardës Revolucionare (IRGC) të këtij regjimi vrastar dhe terrorist.

Ne kemi qenë dëshmitare atje në burgjet e regjimit iranian se si ky regjim keqpërdor një anëtar të një familje për të frikësuar anëtarët e tjerë. Një ditë pamë një të burgosur të re në moshë, më vonë zbuluam se ajo ishtë nusja e djalit të Mullah Hassanit, përfaqësuesit të atëhershëm të Liderit Suprem dhe Imam i lutjes së të Premtes në qytetin verior të Urumiya. Djali dhe nusja e tij ishin midis opozitës që fshiheshin për të mos u arrestuar. Mullahh Hassani zbuloi vendin e fshehjes së djalit dhe nuses së tij dhe ja tregoi IRGC. Atëherë, regjimi iranian ekzekutoi menjëherë djalin, Rashid, me konfirmimin dhe lavdërimin e të Atit, Mullah Hassanit. Gruaja e Rashidit u transferua në burgun në të cilin gjendeshim ne. Në atë kohë ishte e pabesueshme për ne dhe të burgosurat e tjera, se si një baba mund ta bëjë këtë, duke rënë në një degradim të tillë. Sidoqoftë, ky është një realitet që kushdo që lidhet me këtë regjim do të binte në një të keqe të tillë. Shumë zyrtarë të nivelit të lartë të regjimit raportuan për fëmijët e tyre që ishin kundër regjimit në mënyrë që të ekzekutoheshin. Njëri prej tyre ishte, Muhammadi-Gilani, Prokurori i Përgjithshëm i regjimit të atëhershëm, i cili nënshkroi aktgjykimin përmbarues të dy djemve të tij, anëtarëve të MEK. Mullah Jannati, Kreu aktual i Këshillit të Kujdestarisë dhe një nga zyrtarët me gradën më të lartë të regjimit e lavdëroi Zotin kur djali i tij u ekzekutua për shkak të mbështetjes së tij për MEK.

Një nga kujtimet tona më të hidhura nga burgu është në lidhje me Soraya Abolfathi, një heroinë që ishte shembulli i shkëlqyer i durimit nën tortura. Ne ishim në një qelit të njëjtë me të. Kujtojmë se kur torturuesit e regjimit nuk mundën ta detyrojnë atë të bashkëpunojë me ta kundër MEK, e ekzekutuan ndërsa ishte shtatzënë.

Tani, një regjim i tillë, derdh lotë krokodili për anëtarin e familjes sonë, duke zhvilluar një fushatë sikur gjoja familjet tona kërkojnë të udhëtojnë në Shqipëri për të vizituar të dashurit e tyre, por qeveria shqiptare nuk u jep atyre viza.

Cili është realiteti përtej gjithë kësaj fushate demonizuese nga një regjim i dëshpëruar?

Realiteti është se pas dëbimit të fortë të ambasadorit iranian dhe diplomatëve të tjerë të regjimit, të cilët u përfshinë në veprimtari dashakeqe dhe terroriste në Shqipëri, del se edhe një herë, regjimi iranian po përpiqet të zëvendësojë terroristët e tij. Pra, ai synon të dërgojë në Shqipëri terroristët dhe agjentët e tij të rrezikshëm nën maskën e një anëtari të familjes ose midis "anëtarëve të familjes së MEK". Kjo është e njëjta gjë që regjimi po bënte për një kohë të gjatë kur banonim në Irak. Të gjitha këto masa ishin hapa për të hapur rrugën për të na vrarë ne dhe miqtë tanë në Irak.

Prandaj, jemi të sigurt se refuzimi për t'u dhënë vizë këtyre terroristëve nën maskën e "familjes", do të bllokonte rrugën e eksportimit të terrorizmit të regjimit iranian në Shqipëri. Nga ana tjetër, kjo do të heqë presionin ndaj anëtarëve të familjes MEK që jetojnë në Iran të cilët janë detyruar në fushata të tilla nga presioni dhe frikësimi i regjimit iranian.

Duhet të theksojmë se makinacionet e Thanasit që promovon vullnetin e vrasësit të regjimit iranian kundër opozitës demokratike MEK në Shqipëri, nga njëra anë, janë të mjerueshme dhe nga ana tjetër është befasuese se si një person i krishterë në Evropë është kaq i apasionuar pas një Regjimi terrorist Islamik fondamentalist në një vend shumë larg Shqipërisë.

Cila është lidhja e një entuziazmi të tillë me udhëtimet luksoze të Thanasit në Iran dhe ekspozimit  të tij me persona VIP në automjetet e protokollit zyrtar të regjimit iranian? Cilat janë motivimet e tij për të qenë më i zellshëmdhe më i zjarrtë se mullahët në Iran për t'u përfshirë në fushatën e demonizimit të regjimit iranian kundër MEK. Me kalimin e kohës do të dalin përgjigjet të gjitha këtyre pyetjeve, ose, shihet qartë që regjimi është në prag të kolapsit, dhe të gjitha dokumentet dhe dëshmitarët e krimeve të regjimit dhe miqtë e tyre entuziastë së shpejti do të dalin përpara drejtësisë pas rrëzimit të mullahëve.


*Mehri dhe Nahid Saadat janë dy motra dhe ish të burgosura politike në Iran në moshën 16 dhe 14 vjeç. Ato aktualisht janë duke jetuar me vëllain e tyre dhe anëtarët e tjerë të Mojahedinëve Iranianë në Ashraf 3 në Manzë, Durrës.

Lajmi i fundit