Marte, 04 Gusht 2020 19:28

Keqinformimi i Pengon Fuqitë Perëndimore të Ndërmarrin një Strategji Realiste ndaj Iranit

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Më 19 korrik, Lincoln P. Bloomfield Jr., diplomat amerikan dhe këshilltar i sigurisë kombëtare, mori pjesë në një video-konferencë ndërkombëtare mbi çështjet e Iranit dhe rekomandime politike se si duhet trajtuar regjimi iranian. Në fjalimin e tij në këtë event të organizuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, Bloomfield paraqiti një përmbledhje të strategjisë së regjimit për ruajtjen e pushtetit.

“Pse po përpiqen ata ta diskreditojnë NCRI-në dhe MEK-un?” pyeti ai, duke iu referuar koalicionit të madh të Rezistencës Iraniane dhe grupit kryesor përbërës të tij, Organizatës Muxhahedine të Popoullit të Iranit (PMOI-MEK). “Pse nxituan ta mbronin regjimin e Bashar Assad në 2011-ën kundër popullit sirian? Pse u futën në negociata të gjata me Europën dhe Shtetet e Bashkuara dhe P5+1 për të folur për armët bërthamore? Për të mos i lejuar SHBA-në dhe Europën të veprojnë kundër regjimit. Arsyeja është gjithmonë e njëjta, e njëjta arsye, për të mbajtur në pushtet një regjim të dobët e jo-legjitim.”

Përveç Bloomfield, në konferencë folën dhjetëra personalitete të tjera, duke përfshirë amerikanë me background në qeverisje e politikë të jashtme, si dhe përfaqësues shtetesh nga mbarë bota. Të gjithë ata shprehën një pikëpamje të ngjashme lidhur me strategjinë e mbijetesës të regjimit dhe me përgjigjen jo të duhur që është ofruar nga fuqitë e mëdha botërore vitet e fundit. Kritika ndaj përqasjes perëndimore ndaj regjimit erdhën edhe nga mërgimtarë iranianë dhe të mbijetuar të represionit të regjimit, të cilët e shohin status quo-në politike si refuzim të vështirësive që ata kanë kaluar.

Ekziston një histori tronditëse dhe e gjatë e këtyre padrejtësive. Ndonëse komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar shpesh regjimin iranian për historikun e tij të shkeljeve të të drejtave njerëzore, ky komunitet u ka kthyer gjithashtu shpinën disa prej krimeve më të rënda të regjimit, edhe në rastet kur ndërhyrjet politike mund të kishin shpëtuar qindra apo edhe mijëra jetë.

Në verën e 1988-ës, regjimi iranian themeloi “komisionet e vdekjes” për të marrë në pyetje të burgosurit politikë në mbarë vendin. Aktivistët e MEK-ut e kuptuan shpejt se çfarë po ndodhte, dhe se ata do të ishin shënjestrat kryesore të këtyre masave të ashpra. Por pasi iu drejtuan politikëbërësve dhe mediave perëndimore, përgjigjja që iu dha ishte një heshtje e rëndë. Në fakt, gjatë gjithë kohës që të burgosurit politikë thirreshin nga qelitë, u kërkohej t’i refuzonin idealet e tyre, dhe vareshin menjëherë kur nuk e bënin këtë, disa zëra në Perëndim vazhdonin ende të mbështesnin perspektivën e “moderimit” brenda radhëve të regjimit iranian.

Në masakrën e 1988-ës u vranë rreth 30,000 burra, gra e fëmijë të pafajshëm. Po t’i shtohet ky numër të gjitha rasteve të tjera të vrasjeve me motive politike gjatë 40 viteve, MEK ka humbur, sipas raporteve, 120,000 anëtarë në rivalitetin e saj me diktaturën teokratike. Sikur bota të ishte e drejtë, një numër kaq i madh vdekjesh do të njihej në mbarë botën, sidomos nga qeveri e politikëbërës që e konsiderojnë veten si mbrojtës të parimeve universale të të drejtave njerëzore.

Por në botën e vërtetë, gjendja e MEK-ut është shpërfillur pothuajse plotësisht nga qeveritë që duhet ta shohin këtë organizatë si një aleate të natyrshme në luftën kundër terrorizmit, tiranisë, dhe ekstremizmit. Gjatë katër dekadave, politikëbërësit perëndimorë kanë krijuar me efektshmëri një realitet të çuditshëm alternativ ku vetë të moderuarit e regjimit iranian gjoja janë armiqtë e regjimit të cilit i shërbejnë, dhe ku MEK pothuajse nuk ekziston fare.

Liderët perëndimorë nuk e kanë krijuar vetë këtë narrativë. Ata kanë patur një ndihmë të madhe nga informacionet e rreme të ardhura nga Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë. Bloomfield e theksoi këtë dukuri kur iu referua përpjekjeve të regjimit për të “diskredituar NCRI-në dhe MEK-un.”

Lajmi i fundit