Marte, 08 Shtator 2020 15:49

E Drejta e Popullit Iranian për Liri dhë Demokraci, do të Triumfojë! Nga Dr. Sulejman Abazi

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

“FALEMINDERIT” AJATOLLAH KOHMEIN, QË PO E BËN POPULLIN SHQIPTAR MË TË NJOHUR DHE TË FAMSHËM NË BOTË!



Nga Dr. Sulejman Abazi NESHAJ – Doktor “Honoris Causa” për Sigurinë dhe Paqen

Represioni sistematik ndaj disidencës është një tipar i njohur i regjimit Iranian, i cili sot në botë njihet si një nga sponsorit kryesor të terrorizmit shtetëror. Shënjestra e regjimit janë njerëzit opozitarë, të cilët janë rreshtuar në frontin e Paqes, kundër dhunës dhe diskriminimit, kundër dënimit me vdejke, në mbështetje të frymës demokratike, për një shoqëri iraniane të lirë, me vlera të thella humane. Dhuna, përndjekjet dhe vrasjet shoqërojnë njerëzit e protestave brenda vendit, dhe të gjithë ata mërgimtarë, të cilët janë organizuar në një front të vetëm, kundër regjimit diktatorial. Nxitja e frikës dhe terrorit psikologjik shtetëror prej regjimit, nuk kanë të bëjë vetëm me fytyrën e tij kriminale në jetën e brendëshme të popullit Iranian, por ajo po tentohet të përhapet në shumë vende të botës perëndimore, e cila po ndihet në çensurimin e sistemit mediatik, në heshtjen e tyre për të pasqyruar dhunën e regjimit ndaj protestave paqësore. Dëshmitë e njerëzve që kanë përjetuar vrasjet dhe dhunën shtetërore në të dy protestat spontaen të viteve të fundit, janë tronditëse. Garda revolucionare, si një instrument besnik i regjimit, mban përsipër përgjegjësinë e vrasjeve, arrëstimeve, dhunës, burgosjeve me dënime marramendëse. Dënimi me vdekje i njerëzve, është akti me ekstrem, që tregon se pushteti i regjimit Iranian, ëshët i ngritur dhe mbështetet mbi jetë njerëzish të pafajshëm. Ajatollah Kohmeinit, duhet t’i themi “faleminderit”, që sot po na faktorizon si miqtë me të fortë të Amerikës edhe më shumë sesa Anglia, po na vlerëson më shumë sesa Gjermania, para NATO-s, para shumë shteteve dhe popujve të tjerë paqësor, që sot janë në mbështetje të lirisë dhe demokracisë në botë. Me mërinë e tij despotike, ai po i bën nder kauzës së opozitës Iraniane dhe vendit tim Shqipërisë, duke na bërë më të njohur në botë. “Faleminderit lider suprem”. Vazhdo t’a bësh akoma këtë gjë, sepse janë mbi një milion shqiptarë në SHBA, dhe mbi 20 milion të tjerë në të gjithë botën, të cilët për këto “akuza”, do të dinë të organizohen më mirë, do të tentojnë të bëhen heronj të Amerikës dhe të vendit të tyre. Kjo është një nxitje për të rinjtë shqiptarë, që të kërkojnë të përfshihen në ushtrinë amerikane. Shprehim “falënderime”, sepse në këtë rast ka folur “lideri suprem” i Iranit, një lider i muslimanizmit dhe misticizmit, i njohur në shkallë botërore. Deklaratat e tij kundër Amerikës dhe Shqipërisë, kundër Disidencës Iraniane MEK, sot janë të diskutuara në të gjithë botën. Lideri Suprem e etiketoi popullin shqiptar si, “një popull të djallëzuar proamerikan, që mban në vendin e tij opozitën iraniane”. Kjo deklaratë nxit vetë opinionin amerikan, që të dijë më mirë se kush është ky vend i vogël në Evropë, me emrin Shqipëri, që bën një sakrificë kaq të madhe dhe futet në gojën e një prej liderëve më të mëdhenj shpirtëror të muslimanizmit. Deklaratat e Kohmeinit rrisin më shumë misterin rreth Shqipërisë, Kampit Ashraf, organizatës MEK, dhe për këtë opinioni botëror do të kërkojë në të ardhmen të dijë më shumë, sepse deklaratat janë dhënë nga agjensitë më kryesore të botës. Në deklaratën e liderit, bëhet fjalë për shtetin shqiptar, që ka siguruar dhe mbështet në vendin e tij një kontigjent të konsiderueshëm të opizitës iraniane, që ka pritur me nderime lideren e vërtetë të popullit Iranian Miriam Raxhavi dhe prej Ashraf në Shqipëri, u evidentua qendra e organizimit të Ditës së Rezistencës së Popullit Iranian. Është radha dhe kurajua e komunitetit ndërkombëtar, të ngejë fortë zërin kundër masave shtypëse dhe krimeve sistematike në emër të shtetit. Duhet të ndalet ekzekutimi i njerëzve të pafajshëm, t’i hapet rruga jetës në paqe, besimit të lirë dhe laicitetit, të respektohet vullneti i disidencës dhe popullit, të cilët janë po aq të interesuar për një Iran të lirë dhe paqësor. Frika e regjimit nga organizimi dhe vullneti paqësor e demokratik i opozitës Iraniane MEK, është kalbësimi i vet pushtetit të liderit suprem të regjimit, i cili jo vetëm ka sulmuar dhe ka akuzuar këtë organizatë demokratike “për nxitjen e protestave të brendëshme”, por ka akuzuar shtetin dhe popullin shqiptar, duke e etiketuar si, “popull i djallëzuar proamerikan që mban në vendin e tij opozitën iraniane”. Organizimi mediatik dhe propogandistik për të përhapur opinion të tilla në jetën globale, të nxitura nga “agjente, gazetarë gjoja miqësorë, njerëz të infiltruar të shërbimeve, diplomat”, janë përpjekje djallëzore, të cilat fshehin pas kërcënimin terrorist të regjimit, duke tentuar t’a shtrijnë dorën kriminale në çdo cep të botës.

Tentativat për t’a izoluar kontigjentin e disidencës në Ashraf, për të krijuar rreth tij terrorin psikolgjik të ndëshkimit, presionet mbi shtetin dhe qeverinë shqiptare për bazimin dhe mbështetjen e tyre, janë veprime arbitrare, të njëanëshme, antihumane dhe antidemokratike. Ato bien ndesh me parimet e botës së civilizuar.

Tentativat për t’a shkatërruar organizimin opozitar Iranian MEK, janë bindja e verbër e regjimit, i cili kërkon përjetësinë e pushtetit shtypës dhe diktarorial, për t’a mbajtur një popull paqedashës në errësirë dhe në skllavëri.

 Banorët e Kampit Ashraf, për bindjet e tyre demokratike, mund të jenë të dënuar me vdekje nga regjimi, por ata si luftëtarë të vijës së parë për liri dhe demokraci, kanë mbështetjen dhe janë të respektuar nga popujt paqedashës në botë.

 Në opinionin ndërkombëtar sot debatohet, mbi atë që ka bërë mirë apo keq Shqipëria, e cila mban në vendin e saj opozitën e vendosur dhe të organizuar iraniane. Politika shqiptare është e vetëdijëshme dhe e vendosur për qëndrimin e saj, në mbështetje të forcave të paqes dhe të lirisë.

Veprimi mbështetës i filluar disa vite më parë, tashmë është një qëndrim i pranuar nga opinion shqiptar, i cili ka shprehur mbështetjen e tij të përfaqësuar nga njerëzit më të mirë të politikës, inteligjencies, patriotëve dhe veprimtarëve të Paqes në botë.

 Populli shqiptar është i bindur se, nesër në një Iran të lirë dhe demokratik, ai do të gjejë tek Irani dhe popull i madh iranian një MIK dhe aleat të fortë, të jashtëzakonshëm, do të ketë në mbështetje një popull me tradita të ngjajshme qytetërimore e civilizuese. E ardhmja u takon popujve të lirë dhe paqedashës.

 Sot populli Iranian po mban mbi shpinë një kosto të lartë, të përpjekjeve që po bën brenda dhe jashtë Iranit, për t’i dhënë vendit vlerat e qytetërimit që përfaqëson, të historisë së lashtë dhe traditës popullore, për një jetë më të mirë në paqe dhe liri.

Ai do të dijë të gjejë rrugët e shpëtimit, sepse e drejta është në anën e kauzës së paqes, të lirisë, të humanizmit. Mbështetja e fuqishme e popujve paqedashës për rezistencën Iraniane, reflekton në frymën paqësore të shoqërisë iraniane, e cila do të dijë t’a sfidojë rregjimin në rrugë demokratike.

 Paqja dhe Liria qoftë me të gjithë ata, që sot janë kthyer në luftëtarë të vijës së parë, për t’i shërbyer jetës dhe humanizmit. Liria, Drejtësia dhe Paqja do të triumfojnë. Tiranë, më 06. 09. 2020

 

Lajmi i fundit