Djele, 10 Janar 2021 19:07

Artikull Nezi Plaku-Velaj mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran dhe rezistencën iraniane

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

nga Nezi Plaku-Velaj

 

Ndjekim me vëndje dhe interes zhvillimin e ngjarjeve të rejat në Iran, në lidhje me masakrat dhe shkeljen e të drejtave të qytetarëve iranian dhe luftës kundër rezistencës iraniane nga regjimi klerikian dhe aparati i tij diktatorial, Na çudit fakti se si ky regjigjim bazohet në ekzekutime, burgosje dhe terrorizëm Lexojmë me dhimbje çdo ditë lista të gjata me emrat e të vrarëve të plagosurve dhe të arrestuarve nga kjo dorë gjakatare. Ky pushtet nuk e kursen dorën as ndaj grave, fëmijëve dhe adoleshentëve dhe kushdo tjetër që ngre krye kundër regjimit të tij diktatorial. Jemi te indinjuar se listës së të vrarëve ju shtohet edhe lista e grave që morën pjesë në protestat e nëndorit 2019, ku u vranë 400 gra dhe 17 adoshentë. Këto gra janë heroina, pasi luftojnë për të mbrojtur të drejtët e popullit të tyre nga dhuna e pashëmbullt Sipas të dhënave që kemi në 15 dhjetor rezistenca iraniane shpalli se brënda dy javëve numri i të vrarve nga forcat e sigurisë gjatë protestave të Iranit, shkoi më shumë se 1500 persona. Të paktën 4000 persona janë plagosur dhe mbi 12 000 persona janë arrestuar. Janë të papranushme dhe të pa pajustifikushme skenat pare nga vidiot e publikuara, ku urdhërohen rojet e sigurisë së shtetit dhe rojet revolucionare të qëllojnë me armë kundër domostruesve te paarmatosur. Zyrtarët e lartë të qeverisë iraniane, duke shkelur në menzrën më flagrante të drejtat dhe liritë e njeriut, kanë kërkuar ekzekutimin e të arrestuarve. Këtu mësojmë gjithashtu se regjimi Iranian është një regjim abuziv ndaj të drejtave të njeriut. Aty çdo ditë shkelen në mënyrën më flagrante të drejtat dhe liritë themelore të kombit iranian dhe të qytetarëve të tij. Ky është një regjim që mbyt fjalën e lirëe, lirinë e shtypit, të drejtën e shprehjes, dhe çdo liri tjetër që kundërshton regjimin dhe është në favor të rezistencës iraniane. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si dhe Rezoluta 67-të e OKB-së, e dënon regjimin Iranian për shkeljet brutale dhe abuzimet e të drejtave dhe lotive të njeriut, pushtetin e Mullaheve në Iran. Rezoluta 67-te ngre shqetësimin lidhur me vendimet me dënim me vdekje në Iran Këtu përfshihen ekzekutimet e ndërmarra kundër personave mbi bazën e rrëfimeve të detyruara, ekzekutimit te minorenëve, dhe ekzekutimet e kryera për krime që nuk përfshihen në krimet më serioze, Aty përfshihen gjithashtu kufizimet e rënda mbi aksesin në internet dhe në kontekstet dixhitale, dhe për shtypjen e të drejtës për liri shoqërimi e grumbullimi paqësor, për ngacmimin, frikësimin dhe përndjekjen e kundërshtarëve politikë, mbrojtësve të të drejtave njerëzore, si dhe për të gjitha format e diskriminimit dhe shkeljeve të tjera të të drejtave njerëzore kundër grave dhe vajzave në ligj dhe në praktikë Në rezolutë theksohet gjithashtu se regjimi është në shkelje të plotë të detyrimeve të tij ndaj Konventes Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijve. Znj. Maryam Rajavi, udhëheqësja e opozitës demokratike iraniane, bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar që duhej të ishte bërë me kohë lidhur me krimet e regjimit, sidomos lidhur me shtypjen ndaj protestave të nëntorit 2019 dhe me masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë. Mungesa e veprimit përballë krimeve në vazhdim kundër njerëzimit është një njollë në ndërgjegjen e njerëzimit, tha ajo. Ka ardhur koha t’u kërkojmë llogari liderëve të regjimit për krimet e tyre në vazhdim kundër njerëzimit, si vrasjet masive gjatë kryengritjes së nëntorit 2019 dhe masakra e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë.” Viti 2020 ishte viti i shpërthimit të korona virusit në Iran dhe në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë ky ishte vit pengesash dhe disfatash madhore për regjimin klerik. I uroj popullit ianian dhe të gjithë njerëzve në botë çlirim të plotë nga pandemia e koronavirusit, gjithashtu më të miren per vitin 2021! Urime për të gjithë ata që janë të etur për liri dhe kërkojnë paqe dhe demokraci! Nuk mund të ketë paqe në botë pa drejtësi dhe një regjim demokratik.

 

lexo edhe:

Nezi Plaku-Velaj komenton mbi masakrën e të burgosurve politikë në Iran

Lajmi i fundit