Hene, 12 Prill 2021 10:52

Vazhdojnë përpjekjet e dështuara të regjimit të mullahëve për të demonizuar rezistencën iraniane

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Vazhdojnë përpjekjet e dështuara të regjimit të mullahëve për të demonizuar rezistencën iraniane si opozita e vetme demokratike e cila është frymëzimi dhe shpresa e vetme e popullit Iranian për ndryshime demokratike në Iran dhe krijimin e një republike demokratike të bazuar në votën e lirë.

 

Nga Sokol Beqiraj

 

Këtë javë, ndërsa negociatat joformale po mbahen në Vjenë për ta detyruar Iranin që tu përmbahet detyrimeve në lidhje me bisedimet bërthamore, delegacioni i Teheranit po përpiqet me dëshpërim të portretizojë një imazh të forcës dhe ndikimit për të nxjerrë konçesione nga bashkëbiseduesit e tij të huaj.

Cili është problemi tani? Irani ri-filloi punën e ndaluar bërthamore pasi ish-Presidenti i SHBA Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja e vitit 2015 dhe ri-vendosi sanksione mbi Iranin.

Fuqitë botërore nuk i besojnë Iranit: Disa vende besojnë se Irani dëshiron energji bërthamore sepse kërkon të ndërtojë bomba bërthamore - Irani e mohon këtë.

Pamjet satelitore kanë përcaktuar edhe terrenet ku janë ndërtuar uzinat e programit bërthamor në Iran.

Irani e ka intesifikuar programin e tij bërthamor për vite me rradhë dhe ka ndërtuar uzina bëthamore kudo në iran por dy janë ato më kryesoret Natanz dhe Fordo dikur vende shumë sekrete por tani ato po vëzhgohen me rreptësi me satelitë nga organizmat ndërkombëtare pasi aty bëhet pasurimi i uraniumit që do të thotë krijimi i një energjie shumë të lartë për shpërthime bërthamore. Pamvarsisht se Irani pretendon se pasurimi bëhet për qëllime paqësore, specialistët thonë se kur pasurimi i uraniumit arrin 90% atëhere krijohen kushte për  krijimin e bombës atomike. Një marrëveshje me Iranin u arrit në vitin 2015 për kufizimin e Iranit për 15 vjet përsa i përket programit bërthamor por Irani nuk iu përmbajt marrëveshjes duke pretenduar se pasurimi i uraniumit ishte më pak se 5% .

Por si paraqitet situata aktuale në Iran? Në realitet, pas një serie kryengritjesh mbarëkombëtare që bëjnë thirrje për ndryshime demokratike, Irani ka një ekonomi në shkatërrim të plotë, dhjetëra miliona njerëz në varfëri dhe një pandemi globale e pakontrollueshme që po shkakton kërdi në Iran, ndërsa regjimi i mullahëve po lufton për të mbijetuar.

Tani regjimi i diktaturës fetare po shikon si të vetmen mundë për të mbijetuar duke i  përqëndruar përpjekjet e veta kundër armikut të tij kryesor, Muxhahedin-e Khalq (MEK), popullariteti dhe ndikimi i të cilit brenda Iranit po rritet nga dita në ditë.

Ka disa vite që anëtarë të MEK kanë pranuar mikëpritjen e popullit Shqipëtar dhe jetojnë në vendin tonë në mardhënie të ngrohta dhe miqësore me komunitetin ku ata banojnë. Populli Shqiptar i mirëpriti me dashuri muxhahidinët Iranianë dhe e përkrahu lëvizjen e rezistencës Iraniane të drejtuar nga presidentja e zgjedhur e rezistencës Iraniane zonja Marjam Raxhavi.

Por për regjimin diktatorial të Iranit MEK (PMOI) është grupi kryesor opozitarqë synon të sjellë lirinë dhe demokracinë në Iran, prandaj shërbimi inteligjent MOIS ka ndërmarrë një fushatë të egër shpifjesh dhe sulmesh terroriste madje edhe në vendin tonë, por disa nga këto komplote janë zbuluar dhe siç dihet nga të gjithë shteti Shqipëtar i dëboi diplomatët Iranianë.

Në vitin 2018, MOIS filloi një projekt të egër demonizimi kundër MEK duke dërguar "gazetarë miq" në mediat perëndimore në Shqipëri.

 Ashtu si edhe në vendet e tjera edhe në Shqipëri, MOIS dhe forca terroriste Kuds, kontrollojnë agjentët e tyre të rekrutuar indirekt nga Teherani.  Në Shqipëri, MOIS ka organizuar agjentët e vetë, të cilët e  identifikojnë veten si "ish-anëtarë të MEK. Dërgimi i spiunëve dhe mercenarëve në Ashraf-3 duke përdorur pretekstin e gazetarisë ose vizitat familjare është një nga variantet e stërholluaratë spiunazhit dhe taktikat terroriste të përdorura nga MOIS

Kohët e fundit janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve që janë në listën e pagave të Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian dhe që pretendojnë të jenë gazetarë, por që kryejnë fushatën satanike të regjimit iranian kundër muxhahidinëve në Shqipëri përmes Facebook dhe Twitter.

Por siç e thotë edhe shkrimtari i famshëm britanik Arthur Conan Doyle , "Askush nuk e rëndon mendjen e tij me çështje të vogla nëse nuk ka ndonjë arsye tjetër për ta bërë këtë." Prandaj edhe mullahët më kot përpiqen ‘’të hedhin ujë në hava’’ sepse arësyet tashmë dihen.  Arësyeja kryesore është se ky regjim antipopullor po e ndjen se po  ‘’i rrëshqet toka nën këmbë’’ dhe viti 2021 ka për të shënuar përmbysjen e mullahëve, vendosjen e një regjimi demokratik, zgjedhje të lira, barazi gjinore, heqjen e çdo lloj diskriminimi ndaj minoriteteve kombëtare dhe fetare, ndarjen e fesë nga shteti, heqjen e dënimit me vdekje dhe ndalimin e armëve bërthamore!

Lajmi i fundit