Enjte, 29 Prill 2021 19:20

Khamenei në ngërçin e zgjedhjeve në Iran

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Kanë mbetur më pak se dy muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale të Iranit dhe regjimi nuk i ka shpallur ende zyrtarisht kandidatët e tij për farsën e votimeve  që do të sjellë në pushtet presidentin e radhës në Iran. Por kjo nuk është e vetmja gjë që i bën të veçanta zgjedhjet e këtij viti. Një numër i paprecedent iranianësh, në rrjetet sociale dhe gjatë protestave në rrugë, kanë bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve. Mediat shtetërore të Iranit po i quajnë madje zgjedhjet iraniane të 18 qershorit “zgjedhjet më të çuditshme presidenciale”.

Të dielën, regjimi bëri edhe diçka tjetër që i bëri edhe më të çuditshme këto zgjedhje presidenciale të Iranit. Dyqind e njëzet anëtarë të parlamentit, në një letër të përbashkët, i kërkuan Kryegjyqtarit të Iranit të kandidojë për president. Ebrahim Raisi është zgjedhja e qartë e konservatorëve për president. Por ç’është më e rëndësishmja, ai është shansi i vetëm që ka Lideri Suprem i regjimit për ta konsoliduar pushtetin e tij. Shumë besojnë madje se vetë Khamenei qëndron prapa letrës së deputetëve drejtuar Raisi-t.

Nëse Khamenei ia del ta bëjë president Raisi-n, kjo do të çojë në shtimin e shtypjes e brutalitetit, sidomos kundër protestave anti-regjim. Duhet të kujtojmë që Raisi kandidoi për president dhe humbi gjatë raundit të fundit të zgjedhjeve për shkak të përfshirjes së tij në vrasjet masive të 30,000 të burgosurve politikë në fund të viteve 1980. Dhe që kur është caktuar si Kryegjyqtar, dhunimet e të drejtave njerëzore dhe dënimet me burgim të gjatë, goditjet me kamxhik, dhe torturat kundër të burgosurve politikë, disidentëve, dhe minoriteteve fetare janë shtuar.

Lajmi i fundit