Enjte, 07 Mars 2019 21:19

Blok tërheq ambasadorin e Teheranit për konsultime, mbi vrasjen e aktivistëve iranianë

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Blok tërheq ambasadorin e Teheranit për konsultime, mbi vrasjen e aktivistëve iranianë

Qeveria holandeze ka tërhequr ambasadorin e saj në Iran, në përgjigje të dëbimit të dy anëtarëve të stafit të ambasadës së saj në Teheran.

Ministri i Punëve të Jashtme Stef Blok deklaroi, se lëvizja në mbrëmjen e së dielës ishte “ e papranueshme dhe negative për zhvillimin e marrëdhënieve biletarele”. Irani kishte shpallur më 20 shkurt persona non grata dy anëtarët e stafit.

Incidenti është shkallëzimi i fundit i vargut, që filloi kur shërbimi sekret holandez AIVD implikoi Teheranin për vrasjen e dy aktivistëve të opozitës në Almere në vitin 2015 dhe Hagë më 2017.

Blok bëri publike përfundimet më 8 janar, pasi Bashkimi Evropian ashpërsoi sanksionet e tij kundër Iranit në hakmarrje për dy "vrasjet e parandaluara" në Paris dhe Danimarkë si dhe vrasjet në Holandë.

Në një deklaratë me shkrim drejtuar parlamentit, Blok deklaroi se zyrtarët e tij kishin paralajmëruar ambasadorin iranian në mënyrë eksplicite muajin e kaluar, që të mos e dëbonte personelin e ambasadës holandeze."Dy diplomatët holandezë u dëbuan në Holandë të dielën, më 3 mars," shkruan ai. "Kabineti ka tërhequr për konsultime për këtë arsye ambasadorin holandez në Teheran.

Dy anëtarë të stafit të ambasadës iraniane në Hagë u dëbuan vitin e kaluar kur AIVD fillimisht i bëri privatisht me dije ministrit, se besonte, se qeveria ishte përgjegjëse për vrasjet e Mohammad Samadi dhe Ahmad Nissi.

Samadi u vra në vitin 2015 në Almere, ku ai po punonte si elektricist me emër fallco. Ai dyshohet, se është përgjegjës për një sulm me bombë në selinë e Partisë Republikane Islamike në Teheran në vitin 1981, në të cilën u vranë 73 vetë.

Nissi u qëllua për vdekje në një periferi të Hagës më 2017. Grupi i tij ASMLA po bën fushatë për pavarësinë e krahinës jugperëndimore të Ahwazit (Khuzistan) dhe është klasifikuar si një organizatë terroriste nga qeveria iraniane.

Hetimet penale janë në proces për të dy vrasjet.

4 Mars 2019

https://www.dutchnews.nl/news/2019/03/blok-recalls-ambassador-from-tehran-in-row-over-killing-of-iranian-activists/?utm_source=newsletter

Lajmi i fundit