Merkure, 17 Prill 2019 21:11

Kush është IRGC-ja?

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Kush është IRGC-ja?

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) është institucioni më i rëndësishëm në Iran, me ndikim të madh mbi të gjithë sektorët e jetës atje dhe është përgjegjës vetëm para Liderit Suprem Ali Khamenei. Fuqia e vërtetë e këtij institucioni është hulumtuar në një seri raportesh, ku zbulohen aktivitetet, anëtarët dhe detyrat e IRGC-së dhe të gjitha subjektet që veprojnë nën të.

IRGC-ja u formua nga ish udhëheqësi suprem Ayatollah Ruhollah Khomeini në shkurt 1979, pas Revolucionit iranian dhe krijimit të regjimit dhe u ngarkua me "ruajtjen e Revolucionit Islamik dhe arritjet e tij" me çdo kusht. Atyre iu dha gjithashtu praktikisht pushtet i pakontrolluar, pasi që degët legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive të regjimit nuk kanë fuqi ta vendosin IRGC-në para përgjegjësisë.

Gjatë 40 viteve të fundit, më së shumti gjatë luftës Iran-Irak, 1980-1988, IRGC-ja fitoi më shumë pushtet dhe ndikim në fusha jashtë fushëveprimit të saj fillestar, duke përfshirë sigurinë, kulturën, politikën dhe ekonominë. Përsa i përket personelit, IRGC-ja është institucioni i dytë më i madh ushtarak në Iran, por shpesh quhet "shteti paralel", duke treguar se ata kanë shumë më tepër fuqi sesa ushtria e rregullt.

IRGC-ja tani ka pushtet:

  • të influencojë në politikën e jashtme të Iranit
  • të përcaktojë kufijtë kulturorë dhe normat shoqërore
  • t´iu bëjë presion vendim-marrësve të mëdhenj në vend
  • t´iu bëjë shpëlarje truri studentëve
  • të infiltrojë në njësitë shtetërore të rangut të lartë, siç është Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare, Asambleja Konsultative Islamike, Këshilli i Shqyrtimit të Përshtatshmërisë dhe Këshilli Suprem i Revolucionit Kulturor
  • të ndjekë penalisht gjyqtarë të caktuar
  • të frikësojë opozitën iraniane dhe të shtypë protestat
  • të bëjë propagandë përmes lukunisë së mediave duke përfshirë dhe mediat sociale
  • të monitorojë përdorimin e internetit të iranianëve përmes qendrave të kibernetikës
  • të marrë kontrollin në shumë sektorë të ekonomisë, duke përfshirë industrinë bankare, shërbimet, importet dhe ndërtimin, përmes rrjetit të tij të fuqishëm financiar
  • të udhëheqë militantët terroristë në të gjithë Lindjen e Mesme
  • të emërojë ambasadorë
  • të kontrollojë programet balistike dhe bërthamore të Iranit
  • të monitorojë kufirin

IranWire sqaron: "Disa nga detyrat e tjera të kryera nga IRGC-ja janë: mbrojtja e udhëheqësit suprem, krerët e të tre degëve (të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit), zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit, si dhe rendi dhe siguria e kryeqytetit."

IRGC-ja është thjesht shtylla kurrizore e regjimit iranian, duke përmbushur rolin e dyfishtë të represionit të brendshëm në rritje dhe eksportimin e terrorizmit. IRGC-ja duhet të shpartallohet, në qoftë se populli iranian dëshiron të jetë ndonjëherë i lirë. Kjo është arsyeja, pse ne duhet të mbështesim etiketimin amerikan të IRGC-së si një subjekt terrorist.

16 prill 2019

Stafi Iran Probe

Lajmi i fundit