Hene, 03 Qershor 2019 20:49

Iran: 30 protestues të arrestuar nga forcat e sigurisë së shtetit

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Iran: 30 protestues të arrestuar nga forcat e sigurisë së shtetit

Një djalë i ri Balouchi (pakicë etnike) u qëllua dhe u vra nga forcat e sigurimit të shtetit

 

Iran, 1 Qershor 2019 - 30 demonstrues u arrestuan gjatë një tubimi ku protestuan për vrasjen e një të riu në qytetin Zahedan të Iranit juglindor.

Forcat shtypëse të sigurimit shtetëror qëlluan dhe vranë Mousa Shah-Bakhash, një i ri që i përkiste pakicës etnike  balouch, pasi ai nuk mundi të tregonte lejen e drejtimit të automjetit në polici më 25 maj.

Burimet në Zahedan thonë, se dhjetra njerëz në qytetin juglindor të Zahedanit u mblodhën më 27 maj, jashtë zyrës së guvernatorit lokal për të protestuar për vrasjen e Shah-Bakhash duke kërkuar drejtësi, por forcat e sigurisë sulmuan protestuesit duke arrestuar të paktën 30 prej tyre.

Të frikësuar nga përhapja e protestës dhe shkaktimi i trazirave të mëdha në atë qytet të paqëndrueshëm, forcat e sigurisë iu kërkuan  protestuesve të smbrapseshin duke gjuajtur të shtëna paralajmëruese në ajër për të shpërndarë turmën.

Raportet tregojnë, se turma e zemëruar nuk i kushtoi vëmendje paralajmërimeve duke sulmuar automjetet që u përkisnin forcave të sigurimit shtetëror dhe duke hedhur gurë mbi automjetet për të thyer vijën e sigurisë.

 Përleshjet përfunduan pasi të paktën 30 protestues u arrestuan dhe u dërguan në një vend të fshehtë.

Autoritetet konfirmuan vdekjen e një personi, duke pretenduar se targa e makinës së tij ishte manipuluar. Personi u ndoq nga forcat e sigurimit, thanë ata.

Forcat shtetërore të sigurisë u thanë gazetarëve, se njeriu u plagos dhe vdiq nga plagët e tij në spital.

Dëshmitarët okularë thonë se forcat e sigurisë e gjuajtën Mousa Shah-Bakhash duke pohuar se ai nuk u tregoi lejen e tij të drejtimit, por policia thotë se nuk ndaloi pasi iu bë thirrje.

Ky incident ndodhi në Keshavarz Avenue në qendër të qytetit Zahedan.

 Lexoni më shumë:

Një numër i banorëve të qytetit të Zahedanit, në Iranin juglindor, sulmuan dhe u përleshën me agjentët civilë brutal të regjimit iranian të shtunën për vrasjen e një të riu Balouchi. Forcat represive iu kërkuan protestuesve të zmprapseshin dhe qëlluan në ajër duke u përpjekur të shpërndanin turmën, nga frika se protesta mund të nxiste më shumë protestues dhe të kthehej në trazira më të mëdha.

Turma e zemëruar sulmoi automjetet që u përkisnin forcave të sigurimit të shtetit duke hedhur gurë mbi ta për të larguar ato forca që po përpiqeshin t'i arrestonin.

Të shtunën në mbrëmje, forcat shtypëse qëlluan një të ri Balouchi të quajtur Mousa Shah-Bakhash pasi nuk kishte lejen e drejtimit të automjetit dhe nuk pranoi të ndalonte. Plumbi përshkoi gjoksin e të riut, duke shkaktuar vdekjen e tij. Ky incident ndodhi në Keshavarz Ave, në qendrën e Qytetit Zahedan

Raportuar nga PMOI / MEK

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit