Hene, 03 Qershor 2019 20:56

Iran: Ekzekutimi i shkelësve minorenë të ligjit "absolutisht i ndaluar", thotë shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Iran: Ekzekutimi i shkelësve minorenë të ligjit "absolutisht i ndaluar", thotë shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut

 Shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Michelle Bachelet, theksoi të premten pas ekzekutimit të dy djemve 17-vjeçarë në Iran, me akuza për përdhunim dhe grabitje, se dënimi me vdekje për shkelësit minorenë të ligjit është absolutisht i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar.

Në deklaratën e saj, ajo tha se të dy rastet ishin "veçanërisht tmizore, sepse duket se të dy djemtë thuhet se i janë nënshtruar keqtrajtimit dhe një procesi të gabuar ligjor".

Zyra e të Drejtave të Njeriut u bëri thirrje autoriteteve në Iran, që të ndalojnë menjëherë ekzekutimet e mëtejshme të shkelësve minorenë të ligjit.

Duke i rikujtuar Iranit, se është i detyruar t'i përmbahet Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve, znj. Bachelet u bëri thirrje autoriteteve, që të ndryshojnë menjëherë të gjitha këto dënime me vdekje.

Mehdi Sohra-Bifar dhe Amin Seda-Ghat ishin 15 vjeç kur u arrestuan dhe u akuzuan për përdhunim dhe grabitje dy vjet më parë. Djemtë kishin mohuar fillimisht të gjitha akuzat, por më vonë u dënuan, me dënim me vdekje dhe u ekzekutuan më 25 prill.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit