Marte, 11 Qershor 2019 16:37

Iran: Shtohen masat represive kundër grave

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Iran: Shtohen masat represive kundër grave

   Masakra represive për arsye sigurie ndaj grave në Iran

NCRI, 7 qershor 2019 Regjimi çnjerëzor i Mullahëve, nga frika e përhapjes së kryengritjeve e protestave popullore dhe rolit në rritje të grave në këto protesta, ka marrë masa të mëtejshme represive kundër grave fisnike, duke përdorur pretekste të shpikura nga Mullahët, si për shembull keq-mbulimi.

Mohammad Abdullah Poor, kryetar i IRGC-së në Guilan, njoftoi një veprim të ri represiv me formimin e "2000 Grupeve të Kujtesës Verbale dhe Praktike" në provincë. Ai tha, "Çështja e pastërtisë dhe mbulimit nuk është një çështje e rëndomtë, por një çështje politike dhe sigurie për vendin." (Agjensia e Lajmeve Tasnim e Forcave Quds). Këto deklarata nxjerrin në pah qartë frikën e liderëve të regjimit nga roli i grave në protestat popullore.

Nga ana tjetër, Mohammad Reza Eshaghi, komandant i policisë shtypëse në Guilan, raportoi gjithashtu se "janë trajtuar 28,328 raste të grave" të akuzuara për keq-mbulim gjatë këtij viti në provincë, dhe tha: "2,321 prej tyre janë udhëhequr drejt sigurisë morale ... dhe për 64 prej tyre, janë hapur çështje gjyqësore,".

Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit i bën thirrje Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Këshillit të të Drejtave të Njeriut, si dhe gjithë mbrojtësve të të drejtave të grave, që t’i dënojnë politikat represive të regjimit klerikal dhe t’i mbështesin gratë iraniane që luftojnë për liri e barazi.

    

Komiteti i Grave – Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit
7 Qershor 2019

Lajme nga Irani 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit