Premte, 21 Qershor 2019 20:20

Iran: Vetëvrasje, tortura, konfiskim i sendeve të të burgosurve

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Iran: Vetëvrasje, tortura, konfiskim i sendeve të të burgosurve

 Iran, 18 Qershor 2019 - Në shenjë proteste ndaj kushteve jashtëzakonisht të tmerrshme të burgjeve dhe presioneve të detyruara përmes torturuesve dhe vështirësive të tjera, Bahram Tadiç, një i burgosur politik në burgun famëkeq të Gohardashtit, Karaj, në perëndim të Teheranit, kreu të shtunën vetëvrasje, pasi nuk mundi ti duronte më vuajtjet çnjerëzore.

Një raport konfidencial i nxjerrë nga burgu i Gohardashtit tregon, se autoritetet e burgut dhe të regjimit kërcënuan të burgosurit e tjerë dhe shokët e tij të qelisë për të mos zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij dhe vetëm të thonë se ai vdiq nga "ataku në zemër".

 Tortura dhe konfiskimi i sendeve personale të të burgosurve

Në një raport tjetër, gjithashtu nga burgu i Gohardashtit, Ali Farhadi, një i burgosur që mbahet në seksionin rinor të objektit, thuhet, se ka protestuar ndaj konfiskimit të sendeve të tij personale nga rojet e burgut. Por, në vend që të hetonin pretendimin e tij, rojet e rrahën rëndë, derisa ai nuk ishte më i vetëdijshëm. I burgosuri u transferua pastaj në klinikën e burgut ende në gjendje të pavetëdijshme. Nuk ka ndonjë raport tjetër rreth gjendjes së tij.

https://youtu.be/cLgoz6I471Y

 

 

 

 Lexoni më shumë:

 Organet e OKB-së për të Drejtat e Njeriut e kanë dënuar regjimin iranian në 65 raste.

Arsyeja për këto dënime është shkelja e të drejtave themelore të njeriut (sidomos të minoriteteve), ekzekutimet, ndëshkimet brutale si amputimi dhe rrahja me kamzhik, dhe sjelljet degraduese me të burgosurit.

 Këto metoda brutale filluan menjëherë mbas ardhjes së regjimit në pushtet.

Khomeini, më 24 gusht 1979, theksoi: "Ne shtypim (MEK)".

Regjimi ka shpikur më shumë se 70 metoda të torturës, duke përfshirë prerjen e duarve dhe këmbëve, nxjerrjen e syve, shtypjen e kokës së të burgosurve me morsë, dhe përdhunimin (veçanërisht ndaj grave).

 Ajatollah Montazeri, trashëgimtari i Khomeinit, tha më 9 tetor 1986: "A e dini se shumë u vranë nga torturat e hetuesve? A e dini se shumë të burgosur janë verbuar, shurdhur, paralizuar ose vuajnë dhimbje kronike për shkak të torturave të rënda? "

Shkalla e pabesueshme e ekzekutimeve dhe torturat brutale në burgun e Kahrizakut në 2009 dhe arrestimi i më shumë se 7,000 individëve gjatë kryengritjeve të vitit 2017-2018 (raportuar nga Amnesty International) tregojnë vazhdimin e këtyre krimeve edhe pas 40 vjetësh.

Këto krime do të vazhdojnë deri ditën kur të përmbyset regjimi. Sepse nuk mund të mbijetojë pa shkelur të Drejtat e Njeriut.

Raportuar nga PMOI / MEK

Media

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn
{mp4}1317{/mp4}

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit