Premte, 21 Qershor 2019 20:29

Iran: Pensionistët dhe punonjësit e spitaleve tubohen jashtë parlamentit të regjimit

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Iran: Pensionistët dhe punonjësit e spitaleve tubohen jashtë parlamentit të regjimit

  20 Qershor 2019 - Pensionistët nga i gjithë vendi u mblodhën të martën para parlamentit të regjimit iranian për të protestuar kundër kërkesave të tyre pa përgjigje. Ata thërrisnin: "Ne ngremë zërin kundër një padrejtësie të tillë".

Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej:

"Ne nuk do të largohemi derisa kërkesat tona të përmbushen"

"Kujdesi shëndetësor falas është kërkesa e pensionistëve"

"Ne kërkojmë heqjen e diskriminimit të padrejtë ndaj pensionistëve dhe ne duam mundësi të barabarta për të gjithë pensionistët në çdo aspekt material dhe moral të jetës sonë".

Karaj: Punëtorët e spitalit protestojnë në ditën e dytë

Personeli i spitalit Khomeini në grevë - Karaj, në perëndim të Teheranit, Iran

 Punonjësit e spitalit Khomeini në grevë - Karaj, në perëndim të Teheranit, Iran

 Të martën, stafi i spitalit Khomeini në qytetin e Karaj, në perëndim të Teheranit, u mblodh përsëri në ditën e dytë për të protestuar për pagat e papaguara gjatë muajve të fundit. Mbledhja u zhvillua përpara Organizatës Koordinuese të Karajit.

 Raportuar nga PMOI / MEK


 

Lajmi i fundit