Premte, 28 Qershor 2019 14:16

Irani, Protestat në katër qytete

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Irani, Protestat në katër qytete

Studentët e Shkencës dhe Industrisë duke protestuar - Teheran, Iran

Iran, 27 Qershor 2019 - Ndërsa tensioni rritet mes regjimit të Iranit dhe Perëndimit mbi aktivitetet e rrezikshme të Mullahëve në rajon, gjithnjë e më shumë qytete në Iran po ngrihen kundër paaftësisë së regjimit për t'iu përgjigjur nevojave të publikut dhe shumë njerëz nga të gjitha pozitat shoqërore po dalin në rrugë për të dënuar regjimin dhe për të kërkuar të drejtat e tyre. E mërkura ishte skena e një numri protestash dhe tubimesh në gjithë Iranin.

Studentët e Universitetit të Shkencës dhe Industrisë në Teheran u mblodhën për të protestuar ndaj politikës diskriminuese të ndarjes sipas gjinisë në bibliotekën universitare, kafeterinë dhe seksionet e tjera.

Studentët gjatë tubimit të tyre, mbanin postera dhe tabela ku shkruhej "ndarja gjinore në kafene, bibliotekë dhe klasa !! është një fyerje për inteligjencën e studentëve "dhe" jo kthimit të kampusit në një bazë ushtarake apo dyqan, dhe përshëndetje në universitet "dhe" zgjidhjet tuaja janë problemet tona ".

Science and Industry students rallying – Tehran, Iran

 Studentët e Shkencës dhe Industrisë duke protestuar- Teheran, Iran

 

 Science and Industry students, many of which are female, rallying and holding a protest gathering – Tehran, Iran

Tehran, Iran Studentët e Shkencës dhe Industrisë, shumica prej të cilëve janë femra, duke protestuar-Tehran, Iran

 

Science and Industry students stage a sit-in – Tehran, Iran

Studentët e Shkencës dhe Industrisë protestojnë ulur - Teheran, Iran

 

Science and Industry students stage a sit-in on campus – Tehran, Iran

Studentët e Shkencës dhe Industrisë protestojnë ulur në kampus- Teheran, Iran

 

Science and Industry students stage a protest – Tehran, Iran

Studentët e Shkencës dhe Industrisë duke protestuar - Teheran, Iran

 Studentët e Universitetit Sharif protestojnë

Një grup studentësh në Universitetin Sharif në Teheran u mblodhën të mërkurën jashtë zyrës së dekanit për të protestuar ndaj keqadministrimit dhe paaftësisë së autoritetit shkollor për të menaxhuar konviktin e universitetit.

Urmia, punonjësit e kompanisë Kharadej protestojnë

Punonjësit e kompanisë Kharadej në qytetin e Urmisë, në veriperëndim të Iranit, protestuan dhe kërkuan pagat e tyre të papaguara. Këta punonjës po punojnë në një projekt për të instaluar një kanal uji, që do transportonte ujin nga Liqeni Urmia në qytet. Ata kanë dale në rrugë për të kërkuar pagat e tyre të papaguara për shumë muaj. Ata thonë, se nuk janë paguar që nga shkurti.

 

Kharadej workers protest – Urmia, northwest Iran

 Punëtorët e Kharadej protestojnë - Urmia, Irani veriperëndimor

 

Kharadej workers protest – Urmia, northwest Iran

Punëtorët e Kharadej protestojnë - Urmia, Irani veriperëndimor

 Fermerët në Isfahan protestojnë

E mërkura ishte gjithashtu skena e protestave të fermerëve në Iranin qendror. Fermerët nga qyteti i Lenjanit, një periferi e Isfahanit, protestuan për bllokimin e ujit të lumit, që është shumë i rëndësishëm për bujqësinë e tyre.

Kalimi i lumit Zayandeh-Rood përmes Isfahanit, është jetike për bujqësinë në këtë zonë. Regjimi, në shumë raste, mbyll digat që sigurojnë ujin ose i ndryshojnë drejtimin lumit për qëllime ushtarake ose qëllime të tjera keqdashëse, duke lënë tokat e fermerëve plotësisht të thata.

 

Farmers in Lenjan protest lack of water for their lands – Isfahan Province, central Iran

 Fermerët në Lenjan protestojnë për mungesën e ujit për tokat e tyre - Provinca Isfahan, Irani qendror

 Protesta në Universitetin Bonab kundër shkarkimit të punonjësve

Një numër i stafit dhe punonjësve të Universitetit Bonab protestuan të mërkurën kundër shkarkimit të tyre të padrejtë nga puna. Ata u mblodhën në kampus në qendër të universitetit në këtë qytet në veriperëndim të Iranit duke kërkuar që të rikthehen në punë. Forcat e sigurisë së Universitetit sulmuan një punonjës, i cili po grumbullonte firma për një peticion. Ish-të punësuarit e universitetit e kishin filluar protestën e tyre prej të shtunës.

Bonab University employees protest layoffs – northwest Iran

Punonjësit e Universitetit Bonab protestojnë për pushimet nga puna - Irani veriperëndimor

 Punonjësit e qytetit të Bagher-Shahrit protestojnë

Një numër punonjësish të qytetit të Bagher-Shahrit, një periferi e kryeqytetit Teheran, u mblodhën të mërkurën për të protestuar ndaj pagave të ulëta dhe gjobave të vazhdueshme, që janë të detyruar ti paguajnë punëdhënësit. Ata u mblodhën para zyrës së qytetit për të shprehur ankesat e tyre.

Kryebashkiaku reagoi ndaj protestës duke kërcënuar, se do të urdhëronte rojet e anti-trazirave për të përdorur forcën për ti shpërndarë. Pjesëmarrësit në tubim thonë, se kryebashkiaku iu kërkoi që të përfundonin protestën e tyre. 

Raportuar nga PMOI / MEK

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit