Premte, 28 Qershor 2019 14:35

Diplomati terrorist iranian transportoi lëndë eksplozive me Austrian Airline

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Diplomati terrorist iranian transportoi lëndë eksplozive me Austrian Airline

Lënda eksplozive u transportua në Austri nga Assadi nëpërmjet një avioni austriak

 Iran, 26 Qershor 2019 - Gazeta Independent në gjuhën arabe publikoi të martën një raport të hollësishëm rreth komplotit terrorist të regjimit iranian kundër protestës së opozitës iraniane vitin e kaluar, në Paris. Gazeta zbuloi detajet, se si lënda shpërthyes u nis nga Irani dhe u transportua dhe iu dorëzua një çifti në Evropë. Sipas raportit, lënda shpërthyese TATP, u transportua nga Teherani në Austri nëpërmjet një avioni austriak të linjës së pasagjerëve për t'iu dorëzuar çiftit që kishin mision të kryenin sulmin terrorist në një tubim jashtë Parisit, ku ishin të pranishëm dhjetëra mijëra civilë dhe qindra personalitete të ftuar europianë dhe amerikanë. Komploti u parandalua më vonë nga autoritetet evropiane.

Detajet e këtij komploti datojnë në vitin 2018, kur Teherani kishte planifikuar sulmin terrorist kundër tubimit në Paris, shton raporti. Assadollah Assadi, një agjent i Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit (MOIS), i cili kishte punuar në ambasadën e Iranit në Austri që nga viti 2014, kishte për detyrë të mbikëqyrte gjithë operacionin.

Komploti u neutralizua nëpërmjet një përpjekjeje të përbashkët të autoriteteve belge, franceze dhe gjermane, pasi ata identifikuan një çift iranian, të cilit i ishte caktuar detyra të transportonte eksplozivin dhe të kryente sulmin. Policia arrestoi çiftin, ndërkohë që lënda eksplozive ishte brenda makinës së tyre.

Asadi u largua nga Austria për në Teheran më 20 qershor 2018, për të marrë ½ kilogram lëndë shpërthyese TATP dhe për ta transportuar atë në Austri nëpërmjet fluturimit të linjës ajrore austriake të pasagjerëve OS 872 nga Teherani në Vienë, sipas raportit të Independent. Lënda ishte futur në një valixhe diplomatike për tu transportuar nga një Airbus A320. Kanë qenë 240 pasagjerë në atë avion.

Analizë nga PMOI / MEK

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit