Djele, 07 Korrik 2019 16:49

Revista italiane, Agjentët e inteligjencës iraniane spiunojnë kundër disidentëve

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Revista italiane, Agjentët e inteligjencës iraniane spiunojnë kundër disidentëve

 Mullahët e Iranit po zgjerojnë aktivitetet e tyre në Itali

Iran, 5 Korrik 2019 - Në një raport mbi aktivitetet e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS) në Itali, revista italiane OFCS publikoi raportin:  "Ndërsa tensionet përshkallëzohen midis regjimit iranian dhe vendeve perëndimore, nuk duhet të nënvlerësojmë aktivitetet e MOIS-it ".

Ndërsa duke iu referuar pranisë së agjentëve të MOIS-it në Itali, që paraqiten si gazetarë dhe tregtarë, si dhe përdorimit nga regjimi të shtetasve italianë, raporti shton: "Misioni i agjentëve të MOIS-it është të identifikojë disidentët iranianë dhe të vjedhë informacion rreth teknologjisë bërthamore. Zona kryesore e operimit të regjimit është kryeqyteti italian, por agjentët e saj janë parë edhe në qytetet si Torino, Milano, Genova, Firence dhe Napoli. "

Raporti i OFCS- së gjithashtu përmendi, se aktivitetet e agjentëve të MOIS-it në Itali filluan në vitet 1980, por rëndësia e tyre nuk u zbulua deri në vitin 1993, pas vrasjes së Mohammad Hossain Naghdit, përfaqësuesit të koalicionit opozitar iranian, Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI ) në Itali, nga agjentët e MOIS-it.

Në vitin e kaluar, aktivitetet e MOIS-it janë përshkallëzuar në Evropë, veçanërisht kundër opozitës iraniane. Agjentët e inteligjencës së regjimit përdorin kryesisht objektet e tyre diplomatike në vendet evropiane për të kryer spiunazh dhe veprimtari terroriste kundër NCRI-së dhe MEK-ut.

Në vitin 2018, një agjent i inteligjencës iraniane me qendër në Vienë që punonte si diplomat, u arrestua nga autoritetet belge, pasi u përpoq të bombardonte tubimin vjetor të rezistencës iraniane.

Rezistenca iraniane i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta etiketojë MOIS-in si një subjekt terrorist dhe të mbyllë ambasadat e Teheranit, si kanalet kryesore për kryerjen e aktiviteteve terroriste.

Analiza nga PMOI / MEK

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit