Djele, 21 Korrik 2019 17:28

Maryam Rajavi: Do ta rimarrim Iranin

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Maryam Rajavi: Do ta rimarrim Iranin

 Fjala në tubimin për Iranin e Lirë në Ashraf 3

 Më lejoni së pari, ti uroj ditëlindjen Imamit të Tetë Shiit, Imam Reza, kreut të tetë të islamit progresiv kundër tiranëve (PBUH).

Bashkatdhetarët e mi,

Të nderuar miq dhe personalitete të shquara,

Ashraf 3 ju mirëpret të gjithëve.

Njëzet muaj më parë, kjo ishte një copë tokë dhe asgjë tjetër.

Sidoqoftë, me duart e Muxhahedinëve, përmes përpjekjeve të tyre të mëdha dhe punës së tyre të palodhur, u ndërtua Ashraf 3 i cili shfaqet tani krenar dhe i fuqishëm.

Por destinacioni ynë përfundimtar është Teherani, i çliruar nga pushtimi i mullahëve. Mullahët kanë shkatërruar atdheun tonë, por ne do ta rimarrim atë dhe do ta rindërtojmë këtë vend më të bukur.

Ne e filluam këtë udhëtim më 20 qershor 1981, kur kreu i Rezistencës iraniane Massoud Rajavi farkëtoi një rezistencë të rrënjosur thellë dhe të palëkundur kundër diktaturës fetare të mullahëve.

Ai themeloi Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Ushtrinë Nacionalçlirimtare të Iranit (NLA).

Tani, Ashraf 3 shfaqet krenar dhe i fuqishëm gjatë këtij udhëtimi të gjatë, një udhëtim që ka pasur shumë fillime të reja dhe rivendosje në tërësi. Në këtë rrugë, ne me këmbëngulje duruam të rrethuar për dhjetë vjet gjakderdhje në Kampin Ashraf dhe për katër vjet të tjera plot me vendosmëri në një thertore të quajtur Kampi Liberty (në Irak).

Tani, kjo shënon një kapitull tjetër në marshimin e madh drejt lirisë, drejt një Irani të lirë, drejt një destinacioni të lavdishëm, sigurisht pas vuajtjeve të mëdha si dhe gjakut të dëshmorëve i derdhur lumë.

Në përvjetorin e parë të fillimit të rezistencës kundër mullahëve, Massoud Rajavi tha: "Triumfi i rezistencës sonë do të largojë jo vetëm një nga pengesat më të mëdha përpara revolucioneve bashkëkohore, por në fakt, shkakun më të rëndësishëm të devijimit dhe shpërbërjes së tyre, domethënë shkeljen e parametrave të shenjtë të lirisë me pretekste dhe justifikime të ndryshme. Ringjallja e konceptit të lirisë do ta ringjallë njerëzimin, si dhe revolucionet e dështuara ".

Ai tha: "Që një komb të vlerësojë lirinë e vet, duhet të lirohet vetë."

Ai shtoi: "Gjithkush mund ta lirojë veten e vet nga zgjedha e shtrëngimit dhe shtypjes. Dhe pikërisht për këtë arsye ne jemi përgjegjës për ta çuar përpara qëllimin e një kryengritjeje të përgjithshme për lirinë e popullit tonë dhe vendit tonë ".

Të dashur miq,

Për popullin e Iranit, dyzet vjetët e sundimit të mullahëve janë sinonim i një masakre të gjithanshme.

Nga disa qindra ekzekutime çdo natë në burgun famëkeq Evin dhe masakra e të burgosurve politikë gjatë dekadës së parë të sundimit të regjimit, në masakrën e ekonomisë dhe prodhimit, mjedisit, kulturës dhe artit, dhe qytetërimit iranian.

Tani, fashizmi fetar i mullahëve ka arritur fundin dhe po lufton për ti mbijetuar një krize, që do e çojë në përmbysjen e tij.

Shkatërrimi ekonomik, eliminimi i mbi 70 për qind të kapacitetit industrial, një sektor bankar i shkatërruar, eksodi mujor i një kapitali prej rreth 3 miliard $ dhe rënia e pandërprerë e vlerës së monedhës kombëtare, nuk mund të frenohen.

Regjimi klerik është në një rrugë pa krye. Ai as nuk ka aftësinë për të negociuar, për të braktisur terrorizmin ose për të ndaluar ndërhyrjen në rajon, dhe as nuk ka hapësirë ​​për të manovruar ashtu siç bëri gjatë epokës së pajtimit.

Udhëheqësi suprem i regjimit Ali Khamenei i quan negociatat me helm amerikan dhe thotë se ato janë dy here më shumë helmuese veçanërisht në administratën aktuale. Pse? Sepse siç pranoi, çdo ndryshim në sjelljen e regjimit është i barabartë me ndryshimin e regjimit dhe "çdo hap prapa do të sjellë me vete një zinxhir pa fund të tërheqjeve të mëvonshme".

Sot, pyetja është, ku po shkon kjo tirani fetare?

Brenda vendit, ajo po shkon drejt tkurrjes së mëtejshme në radhët e saj dhe në shoqëri, me shtypjen e popullit, dhe demonizimin dhe terrorizmin kundër Rezistencës iraniane, që e sheh si kërcënimin dhe armikun kryesor; një lëvizje rezistencë, që bën thirrje për ndryshim të regjimit, për të zëvendësuar sundimin e vali-e faqih (sundimi klerik absolut) me sovranitetin dhe të drejtën e votës së popullit; një rezistencë, që ka luftuar kundër këtij regjimi për katër dekada; një lëvizje që, siç pranoi pasardhësi i rrëzuar i Khomeinit (Ajatollah Hossein Ali Montazeri), nuk mund të asgjësohet me anë të vrasjeve, por përkundrazi është forcuar më tej.

Ndërkombëtarisht, mullahët po llogarisin mosveprimin dhe tolerancën nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Llogaritja e tyre është se operacionet terroriste dhe nxitja e luftës në vendet e rajonit nuk do t'i kushtojnë shumë, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-ve.

Ata i thonë vetes: le të presim edhe 16 muaj, dhe ndoshta SHBA do të kenë një president tjetër nga i cili mund të marrim të njëjtat "koncesione super" siç bëmë në marrëveshjen bërthamore!

Në këtë pikë, më duhet të kujtoj, se që nga 24 nëntori i vitit 2013, gjatë gjithë negociatave dhe para dhe pas marrëveshjes bërthamore, Rezistenca iraniane kishte paralajmëruar vazhdimisht, që të mos anashkaloheshin gjashtë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ne veçanërisht kërkuam ndërprerje të plotë të pasurimit të uraniumit, pranim të Protokollit Shtesë dhe akses të papenguar të inspektorëve në të gjitha qendrat e IRGC-së dhe në vendet tjera të dyshuara të regjimit.

Në prill të vitit 2015, para se të nënshkruhej marrëveshja bërthamore, deklarova në një takim të Senatit francez se "Përvoja e Rezistencës Iraniane tregon, se mullahët kuptojnë vetëm gjuhën e forcës dhe vendosmërisë". Dhe unë theksova, "Ka ardhur koha për fuqitë e mëdha të ndalojnë pajtimin dhe dhënien e koncesioneve tiranisë fetare vrasëse, bankierit qendror të terrorizmit dhe mbajtësit të rekordit botëror të ekzekutimeve dhe të njohin të drejtën e popullit të Iranit për rezistencë dhe liri ".

Në ditën e marrëveshjes, më 14 korrik 2015, ne deklaruam përsëri, "Një marrëveshje që neglizhon të drejtat e njeriut të popullit iranian dhe dështon ti vejë në dukje dhe i pranon ato, vetëm do të nxisë shtypjen e mëtejshme dhe ekzekutimet e vazhdueshme nga ana e këtij regjimi. Ajo gjithashtu do të shkelë të drejtat e popullit të Iranit, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Kartën e OKB-së ... sepse populli i Iranit ka qenë viktima kryesore e këtij programi bërthamor ".

Një vështrim mbi zhvillimet e fundit

Tani, le të shqyrtojmë ngjarjet që kanë ndodhur gjatë dy muajve të fundit:

Më 29 maj 2019, në një referencë të nënkuptuar ndaj operacioneve terroriste në Fujairah (UAE), Arabinë Saudite dhe Irak, Khamenei tha, "Në qoftë se përdoren mirë potencialet dhe levat (tona) të bisedimeve, presioni i SHBA-ve do të zvogëlohej ose do të merrte fund. Por, nëse mashtrohemi nga "ftesat për bisedime" amerikane dhe nuk përdorim levat tona të presionit ... humbja (jonë) është e pashmangshme. "

Sa i përket rritjes së pasurimit të uraniumit në një nivel përtej kufijve të lejuar, ai bëri kërcënimin e mëposhtëm: "Ne nuk do të ndalemi në atë nivel. Në fazën tjetër, ne do të përdorim leva të tjera të presionit, nëse është e nevojshme. "

Në të vërtetë, sulmi ndaj çisternës japoneze të naftës pikërisht në kohën kur kryeministri i Japonisë ishte në Teheran për ndërmjetësime dhe rrëzimi i një droni amerikan është ndër taktikat dhe instrumentet e presionit të përmendura nga Khamenei. Presidenti i regjimit Hassan Rouhani  përgëzoi  (IRGC-në) dhe tha, se ai i puth duart gardës revolucionare të përfshirë (komandantët dhe oficerët).

Vetëm kohët e fundit, regjimi deklaroi se kishte rritur pasurimin e uraniumit në 4.5% dhe kërcënoi, se do të ndërmerrte hapa të mëtejshme.

Përveç kësaj, javën e kaluar, Rouhani u përpoq t'i shantazhojë dhe t'i poshtërojë vendet evropiane duke thënë: "Ne do ta kthejmë reaktorin në Arak në gjendjen e mëparshme, në gjendjen që ju thoshit, se ishte e rrezikshme për shkak të kapacitetit të tij për të prodhuar pluton".

Në të vërtetë, për shkak të kërcënimeve të tilla, çfarë mund të bëjmë për pretendimet e tyre qesharake, se fashizmi fetar i konsideron armët bërthamore të ndaluara dhe Khamenei ka lëshuar një dekret në lidhje me këtë? Çfarë ndodhi me ato pretendime? A nuk janë tallur ata me mediat dhe opinionin publik duke përdorur këto pretendime?

Dhe loja kukafshehtazi vazhdon ...

Përçarja dhe paqëndrueshmëria e regjimit

Është e qartë, se regjimi po ushqen tensionet në një përpjekje për tu tërhequr përsëri ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Ata nxisin trazirat dhe kaosin për të fshehur frikën e tyre nga përmbysja. Ata duan që vendosmëria të zëvendësohet me politikën e zbutjes. Dhe ata duan të lehtësojnë frikën dhe ankthin e forcave të tyre të Bassij dhe Gardës Revolucionare dhe të ruajnë balancën dhe ekuilibrin e tyre të brendshëm.

Një ish-këshilltar i Rouhanit ka thënë, se kur është fjala për përcaktimin e politikës së jashtme brenda regjimit, dy shkollat e "konfrontimit" ose "angazhimit" po ballafaqohen kundër njëra-tjetrës. Në një përpjekje për të konsoliduar pushtetin, në fjalimin e tij më 22 maj, Khamenei urdhëroi auditorin e tij "të konsiderojë fazën për krijimin e një qeverie të re Hezbollah".

Megjithatë, realiteti është se përçarja dhe paqëndrueshmëria janë ndër shenjat, që regjimi është në kapitullin e tij të fundit. Regjimi klerik nuk do të gjejë një rrugëdalje nga përmbysja e tij e pashmangshme.

Pagëzimi i kumbarit të terrorizmit

Në përputhje me politikën e paqes së fashizmit fetar gjatë tre dekadave të kaluara, apologët e regjimit bënë një sy qorr ndaj krimeve të kryera brenda dhe jashtë Iranit. Ata e pagëzuan bankierin qendror dhe sponsorin më të madh dhe kumbarin e terrorizmit ndërkombëtar.

Në vend të regjimit, ata vunë në shënjestër armiqtë e tij, pikërisht Rezistencën Iraniane, duke drejtuar akuza fiktive kundër saj. Ata vendosën në listën e zezë Muxhahedinët në vend të rrjetit të Khameneit dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare të Iranit në vend të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Sigurisht, ne me shumë krenari fituam më shumë se 20 gjyqe. Ata nuk gjetën as një element të vetëm të provave inkriminuese kundër MEK-ut. Kjo histori kujton mitin e lashtë iranian, ku heroi Siavash kalon i sigurtë përmes flakëve të akuzave kundër tij.

Velayat-e Faqih, burimi i luftës

Tani perdet e fshehta po largohen një nga një. Gjithkush mund të shohë qartë, se burimi i luftës dhe nxitësi i saj është regjimi velayat-e faqih. Siç ka thënë Rezistenca Iraniane që në fillim, lufta kundër këtij regjimi është ekuivalente me kërkimin e paqes, sepse eliminon burimin e luftës dhe trazirat.

Zëdhënësit e regjimit klerik thoshin, se nëse mullahët do të përmbysen, Irani do të përjetonte luftë, trazirë dhe ndarje. Tani, të gjithë mund të shohin, se për aq kohë sa do të jetë ky regjim, lufta dhe krizat do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen në rajon. Prandaj, kushdo që kërkon liri për Iranin, kushdo që dëshiron ta shpëtojë Iranin nga shkatërrimi dhe kaosi, kushdo që kërkon paqe dhe stabilitet global dhe rajonal, duhet të ngrihet të kërkojë përmbysjen e regjimit të mullahëve.

Mashtrimi i madh i krijuar nga përkrahësit e paqes

Ithtarët e paqes kërkojnë të përshkruajnë politikën e vendosmërisë kundër regjimit të barasvlershme si luftënxitje. Por kjo është një mashtrim i madh. Duke i dhënë mullahëve më shumë shanse, do të përfundojë vetëm duke i inkurajuar ata. Rruga e tyre duhet të bllokohet. Shqipëria është një shembull në lidhje me këtë.

Dhjetorin e kaluar, në vazhdën e skemave terroriste të regjimit iranian dhe të ambasadës së tij në këtë vend, qeveria e Shqipërisë dëboi ambasadorin e mullahëve dhe shefin dhe terroristin e  ministrisë së Inteligjencës së ambasadës. Më pas, Presidenti i SHBA-ve vlerësoi përpjekjet e qeverisë shqiptare në qëndrimin ndaj regjimit dhe përballjen me aktivitetet e tij destabilizuese për t`iu mbyllur gojën kundërshtarëve të tij. Kjo ishte për të sinjalizuar regjimin Iranian, se aktivitetet e tij terroriste në Evropë dhe në mbarë botën do të kishin pasoja serioze.

Pika thelbësore është, se regjimi klerik e sheh se në kundërshtim me të kaluarën, secila prej veprimeve të tij ka pasoja serioze.

Po, një regjim, krimet dhe luftënxitja e të cilit janë gjithnjë e më të dukshme në baza ditore, duhet të parashikojnë edhe shumë pasoja të tjera.

Misioni historik i Rezistencës, në heqjen e vellos së frikës prej velayat-e ​​faqih

Pasi krijoi një arsyetim të thellë mbi natyrën e teokraci qeverisëse, Rezistenca Iraniane ka këmbëngulur për katër dekada, se regjimi është i paaftë për reforma dhe për këtë arsye është e domosdoshme, që ai të përmbyset dhe të ndryshohet. NCRI -ja ka nënvizuar kërcënimin që ky regjim i sjell paqes dhe qetësisë rajonale dhe globale dhe ka bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve gjithëpërfshirëse ndaj fashizmit fetar që sundon Iranin.

Në të vërtetë, nëse natyra reaksionare e Khomeinit dhe mullahëve të tij nuk do të ishte vënë në dukje;

Nëse Muxhahedinët nuk do të kishin duruar vuajtjet dhe nuk do të bënin sakrifica sublime në luftën kundër IRGC-së së mullahëve dhe shërbimeve të inteligjencës si Gestapo;

 

Nëse ata nuk do e kishin detyruar Khomeinin të pranonte armëpushimin në luftën Iran-Irak;

Nëse Muxhahedinët nuk do të kishin këmbëngulur në qëndrimin e tyre me koston e një masakre;

Po të mos kishin mbetur të palëkundur në Ashraf dhe në Liberty;

Nëse regjimi i mullahëve nuk do te ishte dënuar 65 herë nga Kombet e Bashkuara për shkeljet e të drejtave të njeriut;

Dhe në qoftë se Rezistenca Iraniane nuk do të kishte publikuar libra dhe dëshmi informative;

Nëse nuk do ta kishte zbuluar terrorizmin e IRGC-së, veçanërisht listën e 32,000 mercenarëve të Forcave Quds në Irak;

Nëse nuk do t'i kishte zbuluar projektet dhe objektet e fshehta të regjimit bërthamor në Natanz dhe Arak;

Dhe nëse nuk do të zgjonte dhe të alarmonte botën për programin e fshehtë bërthamor të mullahëve me mbi 100 zbulime të sakta dhe të dokumentuara për më shumë se një çerek shekulli;

Sot, situata do të kishte qenë rrënjësisht e ndryshme dhe mullahët, të pajisur me armë bërthamore, do të kishin krijuar dhe forcuar perandorinë dhe Kalifatin, që kanë patur si qëllim ta krijonin.

Po, populli iranian dhe Rezistenca kanë paguar çmimin e duhur dhe të plotë. Përndryshe, baza për përcaktimin e tyre si terroristë nuk do të ishin krijuar kurrë.

Po, Rezistenca Iraniane nën udhëheqjen e Massoud Rajavit, ka përmbushur misionin e saj historik, duke thyer atmosferën e frikës dhe kërcënimit të krijuar nga velayat-e faqih dhe Trupat e tyre të Gardës Revolucionare kriminele. Kështu që nuk ka lënë asnjë të ardhme për Kalifatin e keq të mullahëve.

Përmbysja e regjimit klerik është zgjidhja e duhur

Zgjidhja përfundimtare, e fundit dhe e padiskutueshme është përmbysja e diktaturës fetare në tërësinë e saj në duart e popullit të Iranit dhe Rezistencës së tyre.

Ata që përfitojnë nga përjetësimi i këtij regjimi bëjnë premtime të rreme për reforma dhe moderim në të kaluarën dhe sot, ata iu bien daulleve të demonizimit dhe përhapin lajme të rreme kundër Muxhahedinëve dhe Rezistencës Iraniane. Ata duan të luajnë rolin e shpëtimtarëve të regjimit. Vetëm gjatë vitit të kaluar, janë mbyllur 11.500 llogari të regjimit në twitter, tërësisht mashtruese.

Ata duan të thonë, se nuk ka alternativë ndaj regjimit dhe secili do të përfitonte nga tolerimi i mullahëve.

Por a mund t'i ndalojnë ata kthimin e rrotës së historisë? A mund ta kthejnë ata mbrapsht zhvillimin e historisë? Kurrë!

Regjimi i mullahëve dhe ata që mbështesin atë në luftën e tij kundër popullit të Iranit, vazhdojnë të përsërisin se Rezistenca Iraniane nuk gëzon ndonjë mbështetje brenda Iranit.

Dhe ne themi dhe përsërisim, se nëse pohimet e regjimit janë të vërteta, pse nuk na lejon të mbajmë tubime paqësore dhe demonstrata në Iran për një ditë të vetme dhe vetëm një ditë?

Natyrisht, regjimi kurrë nuk e ka lejuar këtë dhe nuk do ta bëjë kurrë këtë. Pse? Sepse mullahët janë plotësisht të vetëdijshëm, se ata do të largohen shpejt nga pushteti.

Rezistenca është e vetmja pikë referimi nën represion

Gjithkush e di, se nën represion absolut dhe kërcënim, dhe përderisa nuk ka shanse për tubime, demonstrata, sondazhe të opinionit dhe zgjedhje të lira, e vetmja pikë referimi e vërtetë                        (e legjitimitetit) është rezistenca. Asgjë tjetër nuk është kaq thelbësore apo relevante.

Me kutin e rezistencës mund të matet niveli i mbështetjes për këtë lëvizje.

Ata mund ta matin atë duke parë vendosmërinë e luftëtarëve për liri të PMOI-së, luftën e kryer nga njësitë e rebelimit, dhe përpjekjet dhe tubimet e iranianëve në mërgim dhe mbështetësve të Rezistencës Iraniane që thërrasin: "Ne do ta rimarrim Iranin".

Njësitë e rebelimit

Krijimi dhe përhapja e njësive të këshillave të rebelimit dhe rezistencës ka shënuar një përparim të madh, duke demonstruar të drejtën dhe saktësinë e kësaj strategjie gjatë kryengritjes së dhjetorit 2017 dhe janar 2018 dhe zhvillimeve të mëvonshme.

Kjo Rezistencë ka qenë në gjendje të zgjerojë dhe të organizojë rrjetin e saj brenda Iranit pavarësisht represionit të përhapur. Kështu Ashrafi është riprodhuar në shoqëri dhe në mesin e popullit të Iranit.

 

Nga pikëpamja strategjike, njësitë e rebelimit janë përgjigjia ndaj një regjimi që është i paaftë për reforma dhe nuk do të bjerë vetë. Përkundrazi, ai mund dhe duhet të përmbyset përmes luftës së Muxhahedinëve, njësive të rebelimit dhe popullit të Iranit.

Në përpjekjet e tij për t'u përballur me njësitë e rebelimit, regjimi kohët e fundit ka ngritur patrulla të reja të quajtura "patrulla lagjeje" dhe "Razaviyoun". Ai madje ka ricaktuar patrullat anti-ves në shumë pjesë të vendit për t'u përqëndruar në arrestimin e anëtarëve të këtyre njësive të Rezistencës.

Më parë këtë vit, Mahmoud Alavi, Ministri i Inteligjencës, njoftoi se 116 skuadra të PMOI-së janë arrestuar. Më pas, drejtori i përgjithshëm i inteligjencës në Provincën e Azerbajxhanit lindor tha, se regjimi kishte arrestuar 110 persona me lidhje me Muxhahedinët vetëm në atë krahinë. Më pas ata iu dhanë atyre dënime me vdekje dhe dënime të gjata me burgim.

Por armiku as nuk mund të ketë sukses në thyerjen e moralit të forcave të rezistencës në burgje, as nuk është në gjendje të pengojë lëvizjen e rezistencës dhe njësitë e rebelimit në qytete.

Po, çdo i ri ose e re që dëshiron liri dhe drejtësi është një rebel potencial ose de facto. Një njësi rebelimi shkroi nga Tabriz: Ne do të qëndrojmë deri në fund dhe do të kalojmë nëpër të gjitha uljet dhe ngritjet. Fitorja është e jona dhe agimi është i afërt.

110 vjet më parë, pas heroizmit dhe sakrificës së Sattar Khan dhe Muxhahedinëve të tij në Tabriz në veriperëndim, qyteti më i madh rebel në atë kohë, Muxhahedinët përparuan nga Rashti në veri dhe Isfahani në qendër dhe pushtuan Teheranin. Mundet që edhe këtë herë, populli i Iranit të mposhti Teheranin me njësitë e tyre të rebelimit dhe Ushtrinë e madhe të Lirisë, duke çliruar të gjithë vendin nga pushtimi i mullahëve.

The Land of Lion and Sun embracing freedom

Toka e Luanit dhe Diellit do të përqafojë lirinë

Sot, dy anët po përballen me njëri-tjetrin për fatin e Iranit. Nga njëra anë është një regjim i bllokuar, dhe nga ana tjetër është një komb dhe Rezistenca e tij që lufton për liri.

Po, ekziston një alternativë që dëshiron të arrijë në destinacionin e lirisë nëpërmjet njësive të rebelimit, qyteteve rebele dhe Ushtrisë së Lirisë. Kjo alternativë është e aftë të krijojë një republikë demokratike dhe pluraliste bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, barazinë gjinore, autonominë e grupeve etnike të Iranit dhe në një Iran jo-bërthamor.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka plane dhe programe konkrete. Falë organizimit dhe unitetit të saj, NCRI-ja mund të zëvendësojë regjimin dhe është në gjendje të sigurojë një tranzicion paqësor të pushtetit tek përfaqësuesit e zgjedhur të popullit iranian.

Po, dita nuk është larg kur Irani, Toka e Luanit dhe Diellit, do të përqafojë lirinë.

Ne jemi të vendosur të krijojmë një të ardhme të re, një plan të ri pa tirani, mendim reaksionar, mashtrim dhe diskriminim. Një dizajn të ri për një Iran të lirë dhe të begatë.

Pra, ne do të këndojmë njëzëri ndërsa marshojmë drejt fitores: ne do ta rimarrim Iranin dhe do të ndërtojmë një atdhe të ri!

Po, me të vërtetë, ne do ta rimarrim Iranin!

Maryam Rajavi: We will take back Iran

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit