Hene, 05 Gusht 2019 20:34

Dy të varur në Iranin e veriut

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Dy të varur në Iranin e veriut

Ekzekutime në Iran nën regjimin e mullahëve

Iran, 4 gusht 2019 - Regjimi kriminal i Iranit ekzekutoi me varje dy të burgosur të enjten, më 1 gusht, në burgun Lakan të Rashtit, një qytet në Iranin verior. Koosha Mottaghi është identiteti i vetëm që i është bërë i ditur publikut.

Diku tjetër, autoritetet e regjimit dërguan tre të burgosur në izolim në burgun Zahedan, në juglindje të Iranit, për t'i ekzekutuar me varje së shpejti. Njëri prej të burgosurve është identifikuar si 27-vjeçari Ebrahim Shahoo-Zehi.

Në mënyrë të ngjashme, një burrë u dënua të premten me varje pasi u akuzua për vrasjen e dy agjentëve shtypës të regjimit të mullahëve. Gjykata në qytetin e Minabit në provincën Hormuzgan, në jug të Iranit, e dënoi atë me dy dënime me varje për akuzat për vrasje.

 Ali Salehi, kreu i të ashtuquajturit gjyqësor i mullahëve në provincën Hormuzgan, tha se dënimi u dha pas një hetimi të posaçëm të akuzave.

"Pas një hetimi të posaçëm për vrasjen e dy marinarëve në qytetin e Minabit, gjykata penale në provincën Hormuzgan ka akuzuar Sh. M. si fajtorin kryesor i cili u var dy herë në publik në sheshin kryesor të qytetit ku u krye krimi. Të dy agjentët u vranë qershorin e kaluar, "tha Salehi.

Vlen të përmendet, se regjimi që drejton Iranin, me një rekord mizor të të drejtave të njeriut, ka numrin më të madh të ekzekutimeve për frymë dhe kryeson listën e vendeve, që ekzekutojnë të miturit.

Raportuar nga PMOI / MEK

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit