Enjte, 08 Gusht 2019 20:01

Protesta të punëtorëve iranianë të komunikacionit në Teheran

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Protesta të punëtorëve iranianë të komunikacionit në Teheran

Protesta e punonjësve të departamentit të komunikacioneve rurale

 Iran, 7 gusht 2019 - Të Martën, punonjësit e Departamentit të Komunikacioneve Rurale zhvilluan një demonstratë përpara Ministrisë së Komunikacionit të regjimit iranian në Teheran për të protestuar kundër kushteve të këqija të punës dhe pagave të ulëta.

Protestuesit thërrisnin parulla të tilla, "Turp për ju menaxherë të paaftë" dhe "Menaxherët e paaftë duhet të japin dorëheqjen".

Në një akt simbolik, protestuesit vendosën mbulesa tavolinash të zbrazëta në tokë për të përshkruar kushtet e tyre të dobëta të jetesës.

Në vitet e kaluara, protestat për kushtet e punës janë bërë një pamje e zakonshme në të gjithë Iranin, veçanërisht në Teheran, ku komunitete nga qytete të ndryshme mblidhen për të mbajtur demonstrata jashtë institucioneve qeveritare.

Protestuesit thërrasin rregullisht parulla kundër zyrtarëve të regjimit dhe institucioneve, që janë përgjegjës për punën e tyre të dobët dhe kushtet e jetesës. Korrupsioni sistematik midis zyrtarëve dhe organizatave qeveritare ka thelluar më tej varfërinë, papunësinë dhe inflacionin.

Raportuar nga PMOI / MEK

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit