Premte, 16 Gusht 2019 19:07

Irani ekzekuton me varje shtatë të burgosur brenda një jave

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Irani ekzekuton me varje shtatë të burgosur brenda një jave

14 Gusht 2019

Autoritetet iraniane kanë varur shtatë të burgosur në dy burgje javën e kaluar.

Të shtunën, më 10 gusht, dy të burgosur u ekzekutuan me varje në burgun qendror të Mashhadit, sipas një raporti të ditës së diel nga e përditshmja shtetërore Khorasan. Gazeta nuk bëri të ditur emrat e viktimave, por bëri me dije se një raport i plotë do të botohet brenda ditëve në vijim.

Të mërkurën, më 7 gusht, pesë të burgosur të tjerë u varën në burgun famëkeq Raja'hi Shahr (i njohur gjithashtu si Gohardasht) në Karaj, në veriperëndim të Teheranit. Ata janë identifikuar si Mohammad-Reza Shekari, Yousof Zakeri, Majid Arabali, Hossein Panjeh-Maryam, dhe Bahram Tork.

Pas ekzekutimeve, disa të burgosur u dërguan përsëri në qelitë e tyre.

Vetëm në korrik, Irani vari 39 të burgosur, përfshirë katër gra. Një nga këto ekzekutime u krye në publik. Këto ekzekutime u kryen në burgjet Birjand, Ghohardasht, Karaj, Kashan, Khondab, Mahshahar, Kelardasht, Orumeh, Noor, Mashhad, Mahabad, Zanjan, Minab, Bandar-Abbas, Borujerd, Shiraz, Tabriz, Gorgan, Dezful, Rasht dhe Kermanshah.

Raporti vjetor i vitit 2018 i grupit të të drejtave të njeriut Iran Human Rights Monitor, vëren se të paktën 285 persona u ekzekutuan vitin e kaluar, ku 11 ekzekutime kanë ndodhur në publik. Ky total përfshin të paktën 10 të burgosur politikë, katër gra dhe shtatë autorë të mitur. Edhe pse autoritetet kanë tendencë të fshehin statistikat të cilat bëjnë që ata të duken keq, ne vetëm mund të supozojmë se numri i vërtetë është akoma më i madh.

Irani mban rekordin botëror makabër për ekzekutimet për frymë dhe mbi 3.800 njerëz janë ekzekutuar në Iran, që kur Presidenti i supozuar i moderuar Hassan Rouhani mori detyrën në vitin 2013.

Mullahët e përdorin dënimin me vdekje si një mjet shtypjeje për ti mbyllur gojën një shoqërie të zemëruar, shumica e të cilëve jeton nën kufirin e varfërisë, janë të papunë dhe ju janë privuar liritë e tyre më themelore.

Qeveria e Iranit është dënuar për shkeljet e saj të mëdha të të drejtave të njeriut në 65 raste nga organet e Kombeve të Bashkuara të të drejtave të njeriut. Më poshtë gjenden vetëm disa nga ato arsye:

  • ekzekutime
  • ndëshkime brutale, si amputimet dhe rrahjet me kamzhik
  • shkelje e të drejtave themelore të njeriut, veçanërisht në lidhje me minorenët
  • sjellje degraduese ndaj të burgosurve

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit