Enjte, 22 Gusht 2019 19:46

Kërkesat e drejta të punëtorëve iranianë dhe reagimi brutal i regjimit

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Kërkesat e drejta të punëtorëve iranianë dhe reagimi brutal i regjimit

LAJME NGA IRANI    18/08/2019

Protestat e punëtorëve në Iran

 Iran, 18 gusht 2019 - Qendra e statistikave të Iranit ka botuar së fundmi një raport, ku thuhet se më shumë se 2 milion punëtorë janë larguar nga tregu i punës. Kjo do të thotë, që papunësia në Iran është rritur ndjeshëm. Pse? Një nga arsyet kryesore të rritjes së papunësisë është mbyllja e fabrikave dhe punëtorive për shkak të mungesës së materialit dhe importit të pakursyer të produkteve nga regjimi iranian.

Në korrik, u regjistruan më shumë se 250 protesta punëtore në të gjithë Iranin. 130 prej këtyre protestave kishin lidhje me punëtorët, që demonstruan sepse nuk kishin marrë rrogat e tyre, pagat e të cilëve ishin ulur, ose që ishin larguar nga puna.

Punëtorët më të varfër morën pjesë në këto protesta. Por, si i përgjigjet regjimi kërkesave më legjitime të punëtorëve iranianë?

Dënime me burg dhe rrahje me kamzhik punëtorëve

Në Shush, provinca Khuzestan, autoritetet e regjimit dënuan kohët e fundit disa punëtorë të fabrikës  së kallamsheqerit Haft Tapeh me tetë muaj burg dhe 20 rrahje me kamzhik. Këta punëtorë ishin arrestuar gjatë grevave dhe protestave të tyre vjeshtën e kaluar, të cilat ishin organizuar për të kundërshtuar kushtet e këqija të punës, pagat e papaguara dhe korrupsionin e autoriteteve të fabrikës.

Në Teheran, një gjykatë e regjimit iranian po akuzon një anëtar të sindikatës së drejtuesve të autobusëve të Teheranit për "prishjen e rendit publik dhe përhapjen e propagandës kundër sistemit". Krimi për të cilin akuzohet ishte, se po merrte pjesë në marshimin e Ditës së Punës dhe po protestonte për të drejtat e punëtorëve. Regjimi arrestoi shumë protestues që morën pjesë në marshim. Disa prej tyre janë ende në burg.

Të hënën, regjimi dënoi një tjetër aktivist të punës me katër muaj burg dhe pesë rrahje me kamzhik.

Në Yazd, një punëtor 36-vjeçar në fabrikën e çelikut në Yazd, humbi jetën pasi e zuri korenti për shkak të sigurisë së dobët në vendin e punës. Gjatë javës së kaluar, një tjetër punëtor humbi jetën për shkak të rrjedhjeve të gazit. Të paktën tre punëtorë të tjerë kanë humbur jetën në këtë fabrikë për shkak të kushteve të dobëta të sigurisë, që nga fillimi i vitit.

Në Shahin Shahr, Isfahan, një punëtor tjetër u plagos pasi ra në një pus.

Shumë prej fabrikave në Iran u mungojnë masat paraprake themelore të sigurisë dhe lehtësirave. Kjo u kushton jetën shumë punëtorëve, të cilët janë të vetmit që fitojnë bukën për familjet e tyre.

Regjimi iranian nuk ka asnjë përgjigje

Shumë zyrtarë të regjimit iranian po paralajmërojnë, se kushtet në rënie të vazhdueshme ekonomike përfundimisht do të çojnë në protesta masive të punëtorëve dhe segmenteve të tjera të shoqërisë iraniane, të cilat ata i quajnë "Ushtria e të uriturve".

Politikat e korruptuara dhe shkatërruese të vetë regjimit janë shkaku kryesor i varfërisë dhe papunësisë në Iran. Këto shkaktojnë protesta antiqeveritare, të cilat regjimi më pas përpiqet ti ndëshkojë përmes shtypjes brutale për të vazhduar qeverisjen e tij korruptive. Por ky është një cikël që nuk do të zgjasë përgjithmonë. Në një moment, ky zinxhir do të këputet, dhe atëherë regjimi do të jetë i pafuqishëm përballë zemërimit 40-vjeçar të punëtorëve të shtypur të Iranit.

Raportuar nga PMOI / MEK

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit