Hene, 26 Gusht 2019 20:15

Irani kërcënon sigurinë detare, nëse eksportet e tij të naftës bien në zero

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Irani kërcënon sigurinë detare, nëse eksportet e tij të naftës bien në zero

TERRORIZËM

 Presidenti iranian Hassan Rouhani të mërkurën kërcënoi sigurinë e rrugëve detare ndërkombëtare, nëse eksportet e naftës në Iran bien në zero.

Gjatë një takimi me udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, Rouhani tha: "Fuqitë botërore e dinë, që në rast se nafta sanksionohet plotësisht dhe eksportet e naftës së Iranit arrijnë në zero, rrugët detare ndërkombëtare nuk mund të kenë të njëjtën siguri si më parë. Pra, presioni i njëanshëm kundër Iranit nuk mund të jetë në avantazhin e tyre dhe nuk do të garantojë sigurinë e tyre në rajon dhe në botë."

Ky koment, pjesë e mosmarrëveshjes së vazhdueshme midis Washingtonit dhe Teheranit rreth rivendosjes së sanksioneve të Donald Trump, erdhi në të njëjtën kohë kur Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif deklaroi, se Irani mund të reagojë "në mënyrë të paparashikueshme" ndaj politikave "të paparashikueshme" të SHBA-ve.

Qeveria iraniane ka filluar muajt e fundit të kërcënojë rrugët detare, ku SHBA i kanë akuzuar ata për gjashtë sulme të anijeve çisternë në maj dhe qershor, si dhe rrëzimin e një droni të SHBA-ve dhe sekuestrimin e një çisterne me flamur britanik, të cilën Irani e pranon.

22 Gusht 2019  Nga Jubin Katiraie

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit