Merkure, 28 Gusht 2019 16:12

Protesta në 6 qytete iraniane ndaj korrupsionit qeveritar dhe problemeve ekonomike

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Protesta në 6 qytete iraniane ndaj korrupsionit qeveritar dhe problemeve ekonomike

  Protesta nga klientët e automjeteve të parapaguara

Të dielën, një grup klientësh të Azicos, prodhuesit të automjeteve të provincës së Azerbajxhanit, u mblodhën para selisë së ministrisë së minierave dhe tregtisë.

Azico është një nga disa prodhuesit e automjeteve iraniane, që po degradon si rezultat i korrupsionit endemik që ka mbërthyer regjimin iranian në tërësinë e tij. Kompanitë e tjera si Irani Khodro dhe Saipa gjithashtu kanë përvetësuar fondet e klientëve që kanë parapaguar pa iu dorëzuar atyre automjetet.

 

   

 

 Protestë në Yazd

Në Yazd, një grup i banorëve të Rezvanshahr protestuan për mungesën e bashkisë dhe shërbimeve të bashkisë në këtë qytet. Protestuesit thonë, se autoritetet e regjimit kanë premtuar herë pas here për t'u ofruar atyre shërbimet e duhura dhe për të krijuar një bashki zyrtare për ta, por në të vërtetë nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për të përmbushur premtimet e tyre.

Protesta nga blerësit e tokës në Tabriz

 Një grup klientësh të drejtorisë së fondit së Tabrizit zhvilluan demonstrata përpara drejtorisë në shenjë proteste të mosmarrjes së pronësisë së tokave që kishin blerë. Sipas protestuesve, forca ajrore e regjimit iranian ka konfiskuar tokat që ata kishin blerë nga fondi 28 vjet më parë.

Marshim dhe demonstrim nga punëtorët e HEPCO-s

 Punëtorët e HEPCO-s, prodhuesit më të madh të Pjesët të makinerive në ndërtim në Iran, marshuan në rrugët e Arakut, ku ndodhet selia e kompanisë, dhe mbajtën një demonstratë. Punëtorët po protestojnë, pasi nuk kanë marrë pagat e tyre për një kohë të gjatë dhe nuk kanë siguri në punë për shkak të politikave të pronarëve privatë të kompanisë.

Punëtorët e HEPCO-s zhvilluan protesta të ngjashme të shtunën para ambienteve të kompanisë.

Lidhur me korrupsionin e zyrtarëve të regjimit dhe bashkëpunëtorëve të tyre në HEPCO, një nga punëtorët protestues tha: "Ne shkojmë në gjykatë dhe bëjmë ankesën tonë, dhe aty kuptojmë se gjyqtari është në anën e hajdutëve".

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=cYQolCtS91U

Protesta nga punëtorët e Rampcos në Ahvaz

Të shtunën, një grup i punëtorëve të ndërmarrjes së naftës dhe gazit Rampco zhvilluan demonstrata përpara zyrës së guvernatorit në Ahvaz. Punëtorët po protestojnë, pasi nuk kanë marrë pagat e tyre për më shumë se gjashtë muaj.

Protesta nga punonjësit e sheqerit kubë në Fasa

Punëtorët e fabrikës së sheqerit kubë në Fasa, provinca Fars, zhvilluan demonstrata para hyrjes së fabrikës dhe protestuan pasi nuk kanë marrë pagat e tyre për disa muaj.

Sipas zyrtarëve të regjimit, fabrika është në gjendje gjoja të mbyllur.

  • LAJME NGA IRANI
  • 26/08/2019
  • Raportuar nga PMOI/MEK

Media

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit