Hene, 09 Shtator 2019 19:56

Irani arrestn 35 persona për pjesëmarrje ne festë të të dy gjinive

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Irani arrestn 35 persona për pjesëmarrje ne festë të të dy gjinive

Forcat iraniane të sigurisë bastisën tre festa me pjesëmarrës nga të dy gjinitë në Sari, në veri të Iranit, në 29 dhe 30 gusht, gjatë fundjavës në Iran, dhe arrestuan 35 të rinj dhe të reja.

Agjencia shtetërore e lajmeve Fars njoftoi, se 10 të arrestuarit ishin femra, ndërsa pjesa tjetër ishin meshkuj. Ajo gjithashtu raportoi, se disa nga pjesëmarrësit në festë, të paidentifikuar, kishin ardhur nga qytete të tjera.

Para kësaj, media shtetërore iraniane raportoi, se 52 persona u arrestuan të shtunën në 24 gusht, pasi kishin marrë pjesë në një festë të të dy gjinive në Sari. Agjensia e Lajmeve Fars raportoi, se 29 nga të arrestuarit ishin meshkuj dhe 23 ishin femra, duke cituar një burim që thoshte, se të arrestuarit ishin kryesisht të rinj dhe kishin "paraqitje tejet të papërshtatshme", që është ndoshta kodi për gratë që nuk respektojnë hixhabin e detyruar në ambjentet private.

Më 16 gusht, 10 persona u arrestuan gjatë një ceremonie martesore në Jouybar, në veri të Iranit dhe salla e dasmës u mbyll.

Më 30 korrik, një zyrtar i Gardës Revolucionare të Iranit në Hamadan deklaroi, se ata kishin arrestuar dhe "po trajtonin" 20 gra të lidhura me një "rrjet të grave që synojnë të promovojnë një stil jetese perëndimore".

Në lidhje me këtë lajm, aktivistja për të drejtat civile Saba Kord Afshari, 20 vjeç, u dënua me 24 vjet heqje lirie për refuzimin e veshjes së velit të detyrueshëm. Ajo u gjykua në 19 gusht, e akuzuar për "përhapje të korrupsionit dhe prostitucionit duke hequr hixhabin e saj dhe duke ecur pa vel", "përhapje të propagandës kundër shtetit" dhe "grumbullim dhe marrëveshje të fshehta".

Tre gra të tjera - Yasaman Ariaie, nëna e saj Monireh Arabshahi dhe Mojgan Keshavarz – u dënuan me 55 vjet burg në total për mosrespektimin e hixhabit të detyruar. Treshja aktualisht po mbahet në burgun Qarchak afër Teheranit.

03 SHTATOR 2019  -  Nga Jubin Katiraie

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit