Hene, 09 Shtator 2019 21:00

Punëtorët e Azarabit vazhdojnë protestat në Arak, në Iranin qendror

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Punëtorët e Azarabit vazhdojnë protestat në Arak, në Iranin qendror

Iran, 6 shtator 2019 - Punëtorët e kompanisë Azarab në Arak, në Iranin qendror, vazhduan mitingjet e tyre të mërkurën, 4 shtator, pavarësisht se autoritetet ju bënin thirrje për ti marrë në pyetje duke ju drejtuar me kërcënime. Kjo ishte dita e dytë radhazi, që këta punëtorë po mbanin një demonstratë, duke marshuar në distancën e gjatë midis fabrikës dhe qendrës së Arakut.

Të mërkurën në mëngjes, zyrtarë të ndryshëm të sigurisë dhe provincës u mblodhën në amfiteatrin e Arakut në përpjekje për të parandaluar punëtorët, që të zhvillonin tubimin e tyre. Punëtorët shprehën protestat e tyre ndaj këtyre masave dhe vazhduan me demonstrimin e tyre të planifikuar.

Të martën, punëtorët e Azarabit hapën mbulesa tavoline në tokë dhe marshuan në rrugët e Arakut ndërsa brohorisnin me ironi, "Vdekje punëtorëve, shëndet shtypësve".

Të mërkurën, punëtorët e Azarabit shprehën mbështetjen e tyre ndaj punëtorëve të HEPCO-s që po protestojnë në të njëjtin qytet. Ata u panë duke brohoritur, "Viva HEPCO, Rroftë HEPCO".

 Në qytetin Qazvin, në veriperëndim të Iranit, një grup i punonjësve të një fabrike prodhimi mbajtën një tubim të mërkurën për të protestuar për mosmarrjen e pagesave të tyre tashmë të vonuara. Kjo ishte dita e katërt radhazi e këtyre protestave të mbajtura jashtë zyrës së guvernatorit të Provincës Qavin.

Në Shiraz, në jug-qendër të Iranit, banorët e një rrethi artizanal zhvilluan një miting për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, pasi autoritetet kanë rritur tarifat tetëfish. Ky tubim u mbajt të mërkurën brenda Departamentit të Energjisë Elektrike të qytetit.

  Punëtorët e çelikut duke zhvilluar një protestë në Ahvaz, Iranin Jugperëndimor(Fotografi)

Në raportet nga Ahvazi, në jug-perëndim të Iranit, 41 punëtorë të Kompanisë lokale të çelikut janë thirrur nga autoritetet për t'u marrë në pyetje. Thuhet, se këta punëtorë janë thirrur që autoritetet t'i informojnë ata për një vendim gjyqësor në lidhje me protestat e tyre të mbajtura muaj më parë.

 Prishja e sigurisë kombëtare, protestat e paligjshme dhe hedhja e parullave të ndryshme politike janë ndër çështjet të cilave iu referohen autoritetet në këtë thirrje. Punonjësit e ndërmarrjeve të çelikut Ahvaz mbajtën mitingje të shumta proteste gjatë vitit 2018.

  • LAJME NGA IRANI
  • 06/09/2019

Raportuar nga PMOI / MEK

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit