Premte, 20 Shtator 2019 19:28

Policia speciale sulmon brutalisht punëtorët e HEPCO -s gjatë demonstratës paqësore në Iranin perëndimor

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Policia speciale sulmon brutalisht punëtorët e HEPCO -s gjatë demonstratës paqësore në Iranin perëndimor

Iran, 17 shtator 2019 — Një tubim i mbajtur nga punonjësit e kompleksit industrial HEPCO nën urën Bakhtiar në qytetin Arak të hënën, u bë skena e një sulmi të dhunshëm nga forcat speciale të sigurisë së regjimit. Këto njësi kishin rrethuar zonën e protestës për orë të tëra përpara se të fillonin sulmin e tyre të tmerrshëm. Një numër punëtorësh u plagosën, dhe dhjetëra u arrestuan.

 Punëtorët e HEPCO-s u mblodhën edhe një herë të hënën, për të protestuar ndaj gënjeshtrave të vazhdueshme të zyrtarëve të kompanisë në lidhje me statusin e pronësisë së kompleksit. Hekurudha lokale u bllokua si rezultat i këtij tubimi protestues. Punëtorët nisën marshimin dhe e zhvendosën demonstratën e tyre në qendër të qytetit të Arakut.

Punëtorët protestues mbanin një parullë të madhe ku ishte shkruajtur në katër gjuhë, "Ne punonjësit e HEPCO-s po kërkojmë një sqarim përfundimtar të statusit të aksionerëve kryesorë dhe asgjë tjetër. Si mund t’i ngremë ne ndryshe kërkesat tona? A do të na dëgjojë dikush? "

 Punëtorët në mbledhjen e sotme të HEPCO-s në Arak, Iranin perëndimor, u sulmuan dhe u rrahën nga forcat e sigurisë së regjimit. 30 deri 40 punëtorë u ndaluan ndërsa 15 të tjerë u plagosën. Ky është një regjim që po vdes, i cili madje nuk mund të durojë as një protestë të punëtorëve.

 Kryengritjet e punëtorëve të HEPCO-s

Në qershor, agjensia e lajmeve ISNA e përshkroi situatën si të tillë: "HEPCO, gjigandi i industrisë së makinerive në Lindjen e Mesme, tani ka marrë fund dhe është në grahmat e fundit".

ISNA konfirmoi gjithashtu shtrirjen e protestave të punëtorëve të HEPCO-s. "

Ndërsa protestat vazhduan të zgjerohen, regjimi iranian u përpoq t’i shuante protestat me dhunë si dhe dënoi punëtorët demonstrues. Sipas gazetës Jahan-e Sanat, 15 punëtorë u gjykuan me akuzën e "prishjes së rendit publik" dhe "nxitjes së punëtorëve në demonstrata dhe grindje nëpërmjet internetit." Sipas verdiktit të një gjykate në Arak, punëtorët u dënuan me 2 vjet dhe 6 muaj burg dhe 74 rrahje me kamzhik.

Si shumë bashkësi të tjera dhe segmente të shoqërisë iraniane, punëtorët e HEPCO-s po vazhdojnë protestat e tyre pavarësisht sundimit të terrorit dhe masave të sigurisë nga regjimi iranian. Ndërsa njerëzit e Iranit bashkohen për të kërkuar të drejtat e tyre, koha po kthehet gradualisht kundër tiranëve që kanë shtypur dhe plaçkitur popullin iranian në katër dekadat e fundit.

Raportuar nga PMOI / MEK

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit