Enjte, 26 Shtator 2019 15:17

Irani përballet me izolimin e përshkallëzuar, ndërsa po fillon Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara 2019

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Irani përballet me izolimin e përshkallëzuar, ndërsa po fillon Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara  2019

LAJME  NGA IRANI - Raportuar nga PMOI / MEK 23/09/2019

New York, 23 shtator 2019 - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 2019 fillon këtë javë në New York dhe regjimi iranian po përjeton një atmosferë të paparë të izolimit ndërkombëtar.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dha një numër intervistash të dielën duke vënë në dukje se si Shtetet e Bashkuara do të pozicionohen përballë Iranit, duke theksuar në mënyrë të veçantë faktin, se Washingtoni është në fillim të fushatës së tij të sanksioneve, që synojnë regjimin e mullahëve dhe Gardën Revolucionare të përcaktuar si terroriste (IRGC).

 "Ka prova të mjaftueshme që ai ka gënjyer," u shpreh sekretari Pompeo për programin Face the nation të CBS-së në lidhje me mohimin nga Zarifi të rolit të Iranit në sulmin e 14 shtatorit në objektet e naftës saudite. "Ju i pate, se si treguan sauditët se këto ishin sisteme iraniane të ndërtuara dhe të prodhuara brenda Iranit ... Unë nuk e di, pse dikush dëgjon ministrin e jashtëm iranian. Ai nuk ka asnjë lidhje me politikën e jashtme iraniane dhe ai ka gënjyer për dekada me rradhë. Nuk ia vlen as t’i përgjigjesh. Nuk është dinjitoze për askënd në botë të dëgjojë dikë, që vazhdimisht pretendon se ishin Houthisët që e filluan këtë sulm. "

Ish sekretari amerikan i shtetit John Kerry gjithashtu drejtoi gishtin drejt Iranit për sulmet saudite.

Për të shtuar fyerjen ndaj dëmtimit për regjimin e mullahëve, SH.B.A.-ja ka mohuar vizat për një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të delegacionit të Teheranit, duke zvogëluar numrin e grupit në një nivel të paprecedentë.

Raportet gjithashtu tregojnë, se administrata Trump synon të përdorë eventin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të parashtruar çështjen e saj duke treguar rolin e drejtpërdrejtë të Iranit në sulmet saudite.

Kryeministri britanik Boris Johnson bën zyrtarisht Iranin përgjegjës për sulmin e objekteve saudite të naftës, duke shtuar, se Londra do të punojë me Washingtonin dhe aleatët evropianë për një përgjigje të përbashkët.

"Mbretëria e Bashkuar po e ngarkon Iranin me përgjegjësi me një shkallë shumë të lartë probabiliteti për sulmet në Aramco. Ne mendojmë, se me të vërtetë ka shumë të ngjarë që Irani të jetë me të vërtetë përgjegjës, "u tha Johnson gazetarëve gjatë udhëtimit me avion për në Asamblenë e Kombeve të bashkuara në New York.

Pretendimi i përgjegjësisë prej Houthëve ishte "i papranueshëm", duke konsideruar shkallën, sofistikimin dhe gamën e sulmit, që nuk ishte në përputhje me aftësitë e tyre, tha një zyrtar i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Reuters.

Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e kishte përshkruar sulmin e paturpshëm të Teheranit si një "akt lufte".

 

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit