Enjte, 03 Tetor 2019 21:00

Zbulimet e NCRI-së mbi sulmin e regjimit iranian kundër rafinerive të naftës saudite

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Zbulimet e NCRI-së mbi sulmin e regjimit iranian kundër rafinerive të naftës saudite

 NCRI-SHBA_Iran_zbulimi_Alireza_Jafarzadeh

Të hënën, 30 shtator 2019, zyra e përfaqësimit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit – në SHBA mbajti një konferencë për shtyp në Klubin Kombëtar të Shtypit në Washington DC, ku treguan informacione ekskluzive dhe tepër sekrete me burim nga brenda regjimit Iranian, të marra nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK), ku detajohet sulmi me raketa dhe drone i kryer nga regjimi iranian kundër rafinerive të naftës të Arabisë Saudite në Abqaiq dhe Khurais në 14 shtator 2019.

NCRI-SHBA dha informacion të detajuar në lidhje me operacionin, që rezultoi në sulm i cili përfshiu nivelet më të larta të IRGC-së, të cilat e drejtuan atë në çdo hap. Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i regjimit, urdhëroi direkt komandantët e operacionit që të kryenin sulmin dhe selinë e komandës taktike për operacionin e vendosur nga Teherani në provincën Khuzestan (Iranin jugperëndimor) një javë para sulmit. Raketat e përdorura në sulm ishin raketa lundrimi Ya-Ali, të ashtëquajtura raketa Anti-Ali nga populli iranian, të prodhuara nga Thamen-ol A’emeh Industries me bazë në Parchin, Teheran.

Soona Samsami, përfaqësuesja e NCRI-së në SHBA, hapi konferencën, dhe zëvendësdrejtori i NCRI-së në SHBA, Alireza Jafarzadeh, me anë të një prezantimi në powerpoint, tregoi hartat, grafikët dhe fotot e orareve të detajuara të kryerjes së sulmit.

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare (SNSS) i regjimit iranian miratoi një plan për një sulm kundër rafinerive të naftës në Arabinë Saudite në një seancë të mërkurën, më 31 korrik 2019, e kryesuar nga presidenti i regjimit iranian, Hassan Rouhani. Ministri i jashtëm i regjimit, Mohammad Javad Zarif është gjithashtu një anëtar i rregullt i SNSS-së dhe merr pjesë në seancat e tij. Disa nga komandantët e IRGC-së ishin gjithashtu të pranishëm në takim.

Pas aprovimit fillestar të këtij operacioni nga Khamenei, filloi planifikimi i detajuar dhe SNSS-ja ia dërgoi planin Khameneit për miratim përfundimtar. Khamenei urdhëroi gjeneralin e lartë të IRGC-së Rashid dhe gjeneralin e brigades Hajizadeh, që të fillonin zbatimin operacional të planit.

Komandantët e operacionit të forcave ajrore të IRGC-së u zhvendosën nga Teherani në provincën Khuzestan në jug-perëndim të Iranit më 7 shtator, një javë para sulmit.

Kjo skuadër e komandantëve ngriti selinë në një pjesë të bazës Omidiyeh afër Ahvazit (e pozicionuar midis qyteteve Omidiyeh dhe Ahvaz në provincën Khuzestan, rreth 85 kilometra në juglindje të Ahvazit) .. Prania e njësive të rregullta të ushtrisë në bazë siguroi një maskim të përshtatshëm për fshehjen e pranisë së forcave të IRGC-së në këtë operacion.

Një grup tjetër i komandantëve dhe personelit të IRGC-së me ekspertizë në raketa dhe drone u transferua nga rajoni i tretë detar i IRGC-së në Mahshahr (119 kilometra në jug të Ahvazit) në bazën Omidiyeh për të marrë pjesë në këtë operacion.

Disa ditë pasi njësia raketore dhe droni i forcave ajrore të IRGC-së kryen sulmin më 14 shtator 2019, komandantët operacionalë i raportuan me detaje Gjeneralit të lartë të IRGC-së Gholam-Ali Rashid, komandantit të selisë qendrore Khatamol-ol Anbiya.

Bazuar në raportet e fundit të marra nga brenda Iranit, një skuadër e re nga forcat ajrore të IRGC-së nga Teherani ka hyrë në bazën e Omidiyeh të dielën, më 22 shtator 2019. Ende nuk ka asnjë informacion mbi urdhërat e tyre.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit