Premte, 11 Tetor 2019 16:06

Protestat e Lordeganit manifestojnë urrejtjen e popullit iranian ndaj regjimit

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Protestat e Lordeganit manifestojnë urrejtjen e popullit iranian ndaj regjimit

Të zemëruar nga shpërthimi i HIV-it në fshatin e tyre, njerëzit e Chenar Mahmoudit sulmojnë automjetet e autoriteteve të regjimit iranian

Analizë nga PMOI / MEK   07/10/2019

 Iran, 7 Tetor 2019 — Të shtunën, protesta antiqeveritare shpërthyen në provincën Charmahal & Bakhtiary të Iranit, pasi u bë evidente se shiringat e ndotura të përdorura nga ministria e shëndetit të regjimit kishin infektuar me HIV qindra njerëz në qarkun Lordegan.

Të rinjtë e zemëruar dhe qytetarët e Lordeganit i vunë zjarrin zyrës së udhëheqësit të lutjeve të së Premtes (mullahut që vepron si zëdhënësi lokal i drejtuesit suprem të regjimit Ali Khameneit) si dhe një numri ndërtesash të tjera qeveritare.

Interesante ështe se, ndërsa protestat shpërthyen për krizën e SIDA-s në Lordegan, protestuesit shpejt filluan të shënjestrojnë regjimin në tërësi, duke hedhur parulla të tilla si "Vdekje diktatorit", "Mos kini frikë, ne jemi të gjithë së bashku" dhe "Jo Gazës, jo Libanit. Jeta ime për Iranin”. Protestuesit gjithashtu kërkuan, që ministri i shëndetësisë i regjimit të japë dorëheqjen.

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/cgdWnPXhXIE" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>

Forcat shtypëse të sigurisë së regjimit iranian u përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës dhe hapën zjarr ndaj protestuesve. Disa njerëz u plagosën gjatë përleshjeve. Por populli vazhdoi protestat e tyre pa lëvizur nga vendi.

Të dielën, një delegacion i zyrtarëve të regjimit hyri në Chenar Mahmoudi, në fshatin, banorët e të cilit ishin infektuar me HIV. Zyrtarët u takuan me protestues të zemëruar, të cilët rrethuan automjetin e tyre dhe thyen dritaret e tij me tulla dhe gurë.

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/GPHhe1nVcqc" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>

Pas krizës së AIDS-it në Lordegan dhe protestave pasuese, komunitetet në të gjithë Iranin shprehën solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për njerëzit e Chenar Mahmoudit dhe viktimat e infeksionit me virusin HIV. Në Isfahan, një grup njerëzish organizuan një demonstratë dhe mbajtën pankarta në mbështetje të viktimave të krizës së AIDS-it në Lordegan. Në disa qytete në të gjithë Iranin, përfshirë Kazerunin, Masjid Suleimanin dhe Urmian, grupe të ndryshme njerëzish treguan mbështetjen e tyre për popullin e Lordeganit në mënyra të ndryshme, përfshirë këtu edhe lëshimin e deklaratave dhe dërgimin e mesazheve në mediat sociale dhe mbajtjen e tubimeve.

 Propaganda e regjimit iranian kundër njerëzve të prekur nga HIV-i në Lordegan

 

Në një përpjekje të kotë për të përmirësuar situatën, regjimi iu drejtua një fushate të gjerë propagande kundër popullit të Lordeganit. Në një intervistë për TV shtetëror, ministri iranian i shëndetësisë Saeid Namaki u përpoq të minimizojë dhe kundërshtojë rolin që ka luajtur regjimi i tij në infektimin e njerëzve të Lordeganit me HIV.

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/vIv4QdhXyNA" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit