Premte, 11 Tetor 2019 16:12

Raportohen protesta në tre qytete të ndryshme të Iranit

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Raportohen protesta në tre qytete të ndryshme të Iranit

 Iran, 7 Tetor 2019 — Punonjësit e fabrikës Azarab në qytetin Arak, në Iranin perëndimor, mbajtën një mbledhje përsëri të hënën, më 7 tetor, duke protestuar kundër mosmarrjes së pagave të vonuara dhe statusit të aksionerëve të mbetur në harresë. Si përgjigje, zyrtarët e regjimit iranian shpërndanë njësitë anti-rebele të cilët i sulmuan përdorën gaz lotësjellës në protestat paqësore të punëtorëve.

Njësitë e tmerrshme të regjimit të mullahëve, të dëshpëruar për të mos lejuar që protesta të zgjerohej në të gjithë qytetin, depërtuan në parkingun e fabrikës Azarab dhe nuk lejuan që personeli të hynte në objektet e tyre.

Për të parandaluar ndonjë demonstrim të mëtejshëm, forcat e sigurisë së shtetit morën masa për të rrethuar zonën, ku po protestonin 1000 punëtorët e Azarabit. 

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), iu dërgoi një mesazh mbështetjeje punëtorëve të fabrikës Azarab dhe u bëri thirrje të tjerëve të ngrihen në solidaritet.

"Përshëndetje punëtorëve trima të Azarabit, në Arak, të cilët nuk iu nënshtruan kërcënimeve dhe kanosjeve të regjimit klerik, duke vazhduar protestën e tyre sot. Regjimi u përgjigj përsëri me gaz lotsjellës, arrestime dhe rrahje. Shtypja do të marrë fund nga vullneti i guximshëm i punëtorëve, " tha zonja Rajavi.

  Në Isfahan, në Iranin qendror, qindra fermerë të palodhur u grumbulluan të hënën, për të protestuar kundër një plani të zyrtarëve të regjimit për të përdorur ujë nga lumi lokal Zayanderud për përfitimet e tyre personale, duke lënë fermerët me pak ujë për fushat e tyre.

Në qytetin e Shushit në jugperëndimin të Iranit, punonjësit e Kompanisë së kallamsheqerit të Haft Tapehit zhvilluan një tubim në sallën e gjyqeve të kompanisë në mbështetje të kolegëve të tyre, të cilët janë përjashtuar padrejtësisht nga puna kohët e fundit. Duke vazhduar grevën e tyre sot, këta punëtorë protestues po kërkojnë edhe lirimin e bashkëpunëtorëve të tyre të burgosur.