Enjte, 17 Tetor 2019 16:25

Studentët, punëtorët, kreditorët protestojnë në qytete të ndryshme të Iranit

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Studentët, punëtorët, kreditorët protestojnë në qytete të ndryshme të Iranit

 Raportuar nga PMOI / MEK  15/10/2019

 Iran, 15 Tetor 2019 — Studentët e Universitetit Industrial Quchan, në provincën e Khorasanit, demonstruan të hënën para organizatës qendrore të universitetit. Studentët protestuan kundër kostove të paligjshme, që ju imponohen studentëve nga autoritetet e universitetit.

 Sipas ligjeve të vetë regjimit, qeveria supozohet të mbulojë tarifat e shkollimit të studentëve në universitet. Sidoqoftë, vitet e kaluara, regjimi nuk i ka mbajtur premtimet  e tij duke përdorur justifikime të ndryshme.

 Studentët e Quchan po protestojnë edhe për kostot shtesë të vendosura për studentët që nuk kalojnë në provime.

 Quchan nuk është i vetmi universitet ku studentët po protestojnë për këto kushte. Studentët e Universitetit Amir Kabir në Teheran zhvilluan të dielën protesta të ngjashme.

 

 

 Në Eslamshahr, në provincën e Teheranit, punonjësit e Kompanisë Ndërkombëtare të Transportit të Gjirit Persik demonstruan para zyrës së kryetarit të komunës dhe protestuan ndaj mungesës së përgjigjeve të autoriteteve iraniane ndaj kërkesave të tyre.

 

 Punëtorët po protestojnë kundër kushteve të tyre të përkeqësuara të punës, veçanërisht pasi kompania u transferua në sektorin privat.

 Regjimi iranian ua shiti Transportin e Gjirit Persik, një nga kompanitë më të mëdha të transportit në Iran, pronarëve privatë në vitin 2016, si pjesë e planit të privatizimit, në të cilin kompanitë në pronësi të qeverisë dhe pasuritë publike janë likuiduar dhe u janë dhënë pronarëve privatë. Pronarët e rinj në shumicën e rasteve janë të lidhur ngushtë me regjimin dhe përfitojnë nga lidhjet e tyre me zyrtarët për të blerë këto kompani në një pjesë të vlerës së tyre.

 Gjithashtu të hënën, kreditorët dhe klientët e institucioneve të ndryshme të korruptuara në pronësi të regjimit u mblodhën para Bankës Qendrore dhe protestuan për grabitjen e pasurisë së tyre nga regjimi.

Ndërsa protestat e kreditorëve kanë vazhduar për disa vjet, kjo është hera e pare, që klientët e institucioneve të ndryshme po zhvillojnë protesta të përbashkëta.

Protestuesit, të cilët ishin mbledhur në një numër më të madh se zakonisht, më parë kishin koordinuar dhe organizuar protestat e tyre. Meqë regjimi nuk pranon t'u përgjigjet kërkesave të tyre, kreditorët tani po bëhen më të bashkuar dhe të organizuar për të bërë presion ndaj zyrtarëve të regjimit për t’ju kthyer paratë e tyre të vjedhura.

Protests by creditors in Tehran

Disa vjet më parë, institucionet e kreditit si Caspian, Arman dhe Samen, të gjitha në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të Gardës Revolucionare (IRGC) e përcaktuar si terroriste, inkurajuan mijëra iranianë të klasës së mesme të investojnë kursimet e tyre në to, duke premtuar kthime të shpejta të investimeve. Por, pasi thithën paratë e investitorëve në vlerë prej miliarda dollarësh, të gjithë  deklaruan falimentimin dhe nuk pranuan të kthejnë fondet e klientëve të tyre.

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit