Hene, 04 Nentor 2019 22:24

Përfaqësuesi i Muxhahedinëve: Terroristët do sulmonin në Shqipëri me makinë-bombë

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Përfaqësuesi i Muxhahedinëve: Terroristët do sulmonin në Shqipëri me makinë-bombë

 01/11/2019

Celula terroriste iraniane e cila u interceptua nga autoritetet shqiptare, kishte planifikuar që ta sulmonte kampin e muxhahedinëve përmes një makine-bombë. Lajmin e ka bërë të ditur, përfaqësuesi i muxhahedinëve për Uashingtonin, Ali Safavi, i cili në një intervistë për televizionin Ora, shtoi se terroristët kishin mbërritur deri në pikën e mbledhjes së materialeve të nevojshme. Safavi akuzoi gjithashtu ambasadorin e dëbuar të Iranit nga Shqipëria, si drejtues të lartë të Ministrisë së Inteligjencës.

TiraneVetëm pak javë pas publikimit të lajmit se një celulë terroriste iraniane do godiste kampin Ashraf të Muxhahedinëve, përfaqësuesi i opozitës iraniane në Uashington, Ali Safavi, në një intervistë për televizionin Ora ka dhënë detaje të reja mbi përgatitjen e skenarit.

https://www.youtube.com/watch?v=qGKs8iL3KNs

https://www.youtube.com/watch?v=qGKs8iL3KNs

Sipas tij, terroristët kishin nisur mbledhjen e bazës materiale të eksplozivëve ndërsa dyshohet se godisnin nëpërmjet një makine-bombë kampin Ashrap, gjatë festës së Novruzit të këtij viti, që përkonte me datën 20 Mars.

Safavi tha gjithashtu se këto lëvizje të orkestruara nga qeveria e Iranit, tregojnë se regjimi i trembet forcës së muxhahedinëve.

 Ali Safavi: “Bazuar në detajet që ne dimë, besojmë se ata do të sulmonin përmes një makine-bombë për të kryer këtë akt terrorist, por dështuan. Gjithashtu, edhe në Paris në një mbledhje tonën ata janë munduar që të përdorin një pajisje mjaft të rrezikshme për të sulmuar. Fatmirësisht, në të dyja rastet autoritetet kanë reaguar në mënyrën e duhur, dhe sulmet janë parandaluar.”

Më tej, z. Safavi, akuzon edhe ish-Ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, si drejtues në Ministrisë e Inteligjencës Iraniane. Ai shprehet se ky i fundit ka qenë gjithashtu pjesë e tryezave të rëndësishme, si bisedimet për marrëveshjen bërthamore duke u ulur në të njëjtën tryezë me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Ali Safavi: “Shqipëria përmes veprimeve të saj vendosi të dëbojë ambasadorin e regjimit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia, i cili ishte në të vërtetë një drejtues I lartë I ministrisë së inteligjencës. Presidenti Trump i shkroi një letër KM Rama, duke e falënderuar për vendimin e tij deçiziv. Ai më herët ka punuar dhe në Nju Jork, por roli I tij është lidhur më së shumti me inteligjencës, se sa me diplomacinë klasike.”

Në mbyllje, përfaqësuesi i muxhahedinëve, falënderoi Shqipërinë për mikpritjen e muxhahedinëve në kampet Ashraf. Ai u shpreh se autoritetet shqiptare kanë qenë mjaft të shpejta për të reaguar përpara çdo kërcënimi.

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit