Shtune, 09 Nentor 2019 15:20

Irani ekzekuton të riun i dënuar në moshë minorene

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Irani ekzekuton të riun i dënuar në moshë minorene

28 Tetor 2019

Autoritetet në burgun qendror të Karaj ekzekutuan një të burgosur për një vrasje, që dyshohet se ai e ka kryer kur ishte 16 vjeç.

Autoritetet ekzekutuan 21-vjeçarin Saeed Mohammadi të premten, më 25 Tetor.

Si në rastet e mëparshme, ekzekutimi nuk është publikuar në shtypin dhe mediat shtetërore.

Irani është një nga vetëm katër vendet, të njohur si ekzekutues të shkelësve minorenë të ligjit, që nga viti 2013.

Në Iran dënimi me vdekje mund të zbatohet për fëmijët, sapo ata të kenë arritur pjekurinë - për djemtë  moshën 15 vjeç dhe për vajzat 9 vjeç.

Javaid Rehman hetuesi special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Iran i raportoi Komitetit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në 23 Tetor, se Irani ka ekzekutuar shtatë shkelës minorenë të ligjit vitin e kaluar dhe dy deri tani këtë vit edhe pse ligji për të Drejtat e Njeriut e ndalon dënimin me vdekje për këdo nën moshën 18 vjeç.

Javaid Rehman tha gjithashtu, se ai ka "informacion të besueshëm", se në Iran ka të paktën 90 shkelës minorenë të ligjit, që janë aktualisht në rradhën e vdekjes.

Rehman shprehu shqetësim të thellë për përdorimin e dënimit me vdekje në përgjithësi në Republikën Islamike, duke thënë se shkalla e ekzekutimit të tij "mbetet një nga më të lartat në botë" edhe pas një rënieje nga 507 në 2017 në 253 në 2018. Deri më tani në 2019, ai tha, "vlerësimet konservatore tregojnë se janë kryer të paktën 173 ekzekutime."

Ndër ata që u ekzekutuan në vitin 2018 ishte dhe Zeinab Sekaanvand.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit