Shtune, 09 Nentor 2019 15:32

Dy të akuzuar në SHBA deklarohen fajtorë për spiunazh për llogari të Iranit

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Dy të akuzuar në SHBA deklarohen fajtorë për spiunazh për llogari të Iranit

TERRORIZMI

06 Nëntor 2019

Zyra e Avokatit të Shteteve të Bashkuara për rrethin e Kolumbisë deklaroi, se një iraniano-amerikan dhe një shtetas iranian kishin pranuar akuzat për mbledhjen e informacionit të identifikimit për qytetarët amerikanë dhe shtetasit amerikanë, që janë anëtarë të grupit iranian dizident Muxhahedin-e Khalq (MEK -Iran), për qeverinë iraniane.

 Zyra e Avokatit të Shteteve të Bashkuara tha në një deklaratë të martën, më 5 Nëntor, se Ahmad Reza Mohammadi Doostdar, një shtetas iraniano-amerikan tridhjetë e nëntë  vjeçar dhe Majid Ghorbani, një shtetas iranian gjashtëdhjetë vjeçar që jeton në Kaliforni, kanë pranuar akuzën për "spiunazh" për qeverinë iraniane.

 Më parë, Departamenti i Drejtësisë i SHBA në një deklaratë në korrik u shpreh, se Doostdar synonte të mblidhte informacione për njësi ose individë të konsideruar "armiq" të qeverisë iraniane - përfshirë anëtarët e Organizatës disidente të Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (Mujahedin-e-Khalq ose MEK- Iran) dhe qendrat hebraike - që vijnë nga Irani në SHBA. Në të njëjtin muaj, ai mbikëqyri një qendër ortodokse hebreje në Çikago dhe kishte marrë imazhe nga masat e sigurisë atje.

Prandaj, më 9 Shtator 2017, Ghorbani mori pjesë në një marshim të MEK-ut në New York City. Tubimi ishte në përgjigje të dënimit të regjimit iranian, dhe Ghorbani fotografoi protestuesit, përfshirë drejtuesit e MEK-ut.

Deklarata përmendi vizitën e dytë të Doostdarit nga Shtetet e Bashkuara në Dhjetor 2017 dhe takimin e tij me Ghorbanin. Ghorbani gjithashtu pranoi, se kishte marrë pjesë në marshim për të bërë fotografi dhe mbledhur informacione rreth pjesëmarrësve në Shtator 2017, në tubimin e MEK-ut.

Gjithashtu ishte raportuar edhe më pare, se Doostdari e pagoi Ghorbanin rreth 2,000 dollarë për 28 fotot e bëra.

Në maj të vitit 2018, Ghorbani udhëtoi për në Washington për të mbledhur informacione rreth pjesëmarrësve të opozitës në një marshim tjetër të MEK-ut. Doostdari pranoi se pas tubimit ai dhe Ghorbani kishin telefonuar në Iran në lidhje me metodat e sigurimit të informacionit të mbledhur. Vendimi për dënimin e Doostarit do të jepet më 17 Dhjetor 2019.

Një numër i veprimeve që i atribuohen qeverisë iraniane

Shtatë vjet më parë, Mansour Arbabsir, një iranian pesëdhjetë e gjashtë vjeçar nga Teksasi, që merrej me shitjen e makinave të dorës së dytë, u akuzua për tentativë për vrasje të ish ambasadorit saudit në bashkëpunim me Gardën revolucionare.

Gjithashtu, në Qershor 2018, në të njëjtën kohë që po zhvillohej një takim i MEK-ut në Paris, një diplomat iranian dhe disa iranianë u arrestuan për rolin e tyre në një operacion terrorist.

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.

Lajmi i fundit