Hene, 18 Nentor 2019 21:26

Pas rritjes së çmimit të karburantit, shpërthejnë protestat në më shumë se 65 qytete në Iran

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Pas rritjes së çmimit të karburantit, shpërthejnë protestat në më shumë se 65 qytete në Iran

16 Nëntor 2019

Pas një rritje prej 50% të çmimit të racionuar të karburantit, protesta të mëdha shpërthyen në më shumë se 65 qytete në Iran, me protestues të zemëruar të cilët iu vunë zjarrin bankave, pikave të karburantit dhe bazave të Trupave të Rojeve Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Bassij.

Të premten, Kompania Kombëtare Iraniane e Shpërndarjes së Prodhimeve të Naftës (NIOPDC) njoftoi se çmimi i karburantit të racionuar ishte rritur me 50% ndërsa çmimi i karburantit të lirë u trefishua.

Dhjetëra video të publikuara në kanalet e mediave sociale dhe nga burime brenda Iranit treguan protesta të mëdha në kryeqytetin Teheran, qytetin veriperëndimor të Mashhadit, qytete të ndryshme në provincën jugperëndimore të Khuzestanit dhe qytetin veriperëndimor të Tabrizit. Iranianët në provincën perëndimore të Loristanit, Kermanshahit dhe Sanandajit gjithashtu dolën në rrugë. Në Kermanshah dhe Sanandaj, vendasit u përleshën me forcat e sigurisë.

Në Behbahan, në provincën jugperëndimore të Khuzestanit, protestuesit e zemëruar i vunë zjarrin Meli Bank dhe thyen xhamat e Refah Bank. Videot treguan pasoja të përplasjeve midis forcave të sigurisë dhe protestuesve.

 Protestuesit thërrisnin "Poshtë Rouhani" duke iu drejtuar presidentit të regjimit iranian. Ata gjithashtu hodhën parulla si "Poshtë diktatori", "Poshtë Khamenei" dhe "Mullahët duhet të zhduken".

 Protestuesit hodhën parrulla kundër politikës së regjimit që shpenzojnë miliarda për përfaqësuesit e tij në vendet e huaja, përfshirë Libanin, Sirinë dhe Palestinën.

Policia kundër trazirave përdori gaz lotsjellës dhe armë uji kundër protestuesve. Në disa video u shfaqën forcat e sigurisë duke rrahur brutalisht protestuesit paqësorë në qytetin veriperëndimor të Tabrizit dhe zona të tjera.

Protestuesit në Miandoab, në veriperëndim të Iranit, i vunë zjarrin gjithashtu një pike lokale karburanti.

Iranianët gjithashtu i vunë zjarrin makinave të policisë dhe motoçikletave. Ata bllokuan me goma të djegura rrugët dhe autostradat dhe gjithashtu parkuan makinat e tyre në rrugë për të parandaluar transportin.

Vetëm në qytetin Karaj, pranë kryeqytetit Teheran, protestuesit i vunë zjarrin15 bankave.

Policia kundër trazirave dhe forcat e sigurisë përdorën plumba të vërtetë kundër protestuesve. Raportet nga Irani tregojnë, se 14 protestues u qëlluan dhe u vranë.

Lajmi i fundit