Marte, 03 Dhjetor 2019 22:16

Lakejtë e Khameneit rekomanduan torturimin e protestuesve të arrestuar

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Lakejtë e Khameneit rekomanduan torturimin e protestuesve të arrestuar

29 nëntor 2019

Në një program të transmetuar nga Televizioni shtetëror i Iranit (Republika Islamike e Iranit - Transmetimi IRIB) një i ashtuquajtur "ekspert i Kuranit" tha që ata që u arrestuan në protestat e fundit antiqeveritare duhet të ndëshkohen me gjymtim kryq të duarve dhe këmbëve të tyre në publik.
Bahrampour bëri vërejtjet e shëmtuara në një program të përditshëm në IRIB, duke deklaruar që protestuesit të vareshin ose duke i gjymtuar ata duke i "prerë në copa, në fillim dorën e djathtë së bashku me këmbën e majtë" dhe pastaj duke i lënë ata në publik dhe deklaroi se ata që kishin marrë pjesë në protestat duhet të "braktisen në një anije të prishur në mes të detit dhe të jetojnë atje derisa të vdesin".

Bahrampour pohoi se ai flet bazuar në sure Kuranore dhe "askush nuk mund ta akuzojë atë në të ardhmen".

Ai tha “Kurani duhet të interpretohet në mënyrë korrekte. Ai thotë që, ata duhet të vuajnë pasi vriten. Jo thjesht të vriten. Këtë e thotë një sure. Studiuesit tanë të mëdhenj janë shumë të aftë për të interpretuar. Më korrigjoni nëse gaboj në përkthimin tim. Ata duhet të vuajnë ndërsa vriten. Ata duhen varur… Dëgjoni, nëse një nga këto rregulla zbatohet, do të jetë një mësim për të tjerët dhe ata nuk do të guxojnë të bëjnë asgjë. Kjo duhet të kryhet në publik. Ata duhet të ekzekutohen ose të dënohen në vendin e krimit të tyre. Pastaj rregulli thotë se ata duhet të gjymtohen në mënyrë të tmerrshme. Gjymtohet dora e tyre e djathtë dhe këmba e majtë. Kjo është serioze. Katër gishtat nga dora e djathtë duhet të priten gjithashtu edhe gishtërinjtë e këmbës së majtë. Pastaj ata duhet të lihen të lire në shoqëri. Dhe pastaj duhet të dëbohen nga vendi. Kjo nuk do të thotë që ata të dërgohen në Shiraz që ka një klimë të mirë. Dërgojini diku në mes të një oqeani në një anije të vjetër të prishur. Ata duhet të jetojnë atje derisa të vdesin".

Sipas informacionit të mbledhur nga burimet e të drejtave të njeriut dhe raportet e publikuara nga media shtetërore, të paktën 10,000 protestues, shumë nga ata pasi u plagosën nga forcat e sigurisë, janë arrestuar gjatë protestave të fundit për rritjen e çmimit të benzinës në Iran.

Pas protestave, Udhëheqësi Supreme Khamenei i quajti protestuesit "huliganë" në një fjalim televiziv. Gjatë ditëve në vijim, regjimi mobilizoi të gjitha forcat e tij kundër protestuesve, duke hapur zjarr në tubime. Të paktën 450 u vranë, duke përfshirë disa fëmijë, ndërsa më shumë se 4000 u plagosën.

Disa autoritete të regjimit kanë premtuar një reagim të ashpër kundër protestuesve.
Një numër i të arrestuarve janë shfaqur në TV të drejtuar nga shteti ndërsa disa, përfshirë të miturit, u detyruan të "rrëfejnë" për "krimet" e tyre ndërsa qanin duke kërkuar falje.

Lajmi i fundit