Hene, 23 Dhjetor 2019 17:25

Ndihma Humanitare e Muxhahedinëve të Ashraf 3 Për Qytetarët e Prekur nga Tërmeti në Shqipëri

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Ndihma Humanitare e Muxhahedinëve të Ashraf 3

Për Qytetarët e Prekur nga Tërmeti në Shqipëri

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit në Shqipëri, i cili la 52 të vdekur, 3000 të lënduar dhe mijëra të pastrehë, Muxhahedinët e Ashraf 3 në Shqipëri u turrën për të ndihmuar fqinjët e tyre dhe qytetarët shqiptarë në zonat e prekura nga tërmeti, si Durrësi, Sukthi, Shijaku, Manza, Kashari, ...

ndërkohë që vetë Muxhahedinët kishin pësuar dhjetëra plagosje e shumë dëme ndaj ndërtesave e objekteve të tyre.

Gjatë javës së fundit të nëntorit, banorët u kanë ardhur në ndihmë çdo ditë qytetarëve të prekur nga tërmeti, duke u ofruar një sasi të madhe ndihmash si batanije e rroba të ngrohta, çadra, shtretër, këpucë… dhe ushqime me vlerë rreth 3 624 950 lekë. Këto ndihma janë transportuar dhe u janë dërguar njerëzve të prekur nga tërmeti në Durrës, Manzë, Kola, Radë, Kameras dhe Sukth në koordinim me autoritetet e pushtetit vendor në këto zona.

Disa qindra vullnetarë janë dërguar çdo ditë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur në zonat fqinje dhe në Durrës. Më 30 nëntor 2019, mbi 200 banorë të Ashraf 3 shkuan për të ndihmuar në zonat e caktuara nga Kryetarja e Bashkisë së Durrësit. 100 njerëz u vendosën në Pallatin e Sportit të Durrësit, duke paketuar ndihmat për njerëzit e prekur nga tërmeti. Gjithashtu, 100 njerëz u dërguan në shkollën e muzikës në Durrës dhe në shkollën përballë fushës së futbollit për të ndihmuar viktimat.

Qytetarët e prekur nga tërmeti dhe autoritetet vendase, duke përfshirë Kryebashkiaken e Durrësit dhe Sukthit, e kanë vlerësuar së tepërmi ndihmën humanitare të Muxhahedinëve të Ashraf 3 në Shqipëri.

 

 

Rreth Nesh

Quas mattis tenetur illo suscipit, eleifend praesentium impedit! Dictum aliquam potenti arcu? Vel nemo consectetuer veritatis delectus excepturi magni dui

 

Suspendisse at libero porttitor nisi aliquet vulputate vitae at velit. Aliquam eget arcu magna, vel congue dui. Aenean id turpis lectus. Duis eget consequat velit.nulla vel eros blandit placerat.