Merkure, 29 Janar 2020 22:28

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA Miraton Rezolutën në Mbështetje të Protestave të Iranit, Duke Dënuar Regjimin

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Res. 752 e Kongresit Amerikan në Mbështetje të Protestave të Iranit

Dhoma amerikane e Përfaqësuesve miratoi unanimisht Rezolutën 752 të Dhomës të martën, rezolutë e titulluar, “Mbështesim të drejtat e popullit iranian për liri shprehjeje, dënojmë regjimin iranian për shtypjen e tij ndaj protestave legjitime, dhe për qëllime të tjera.”

 Kjo rezolutë, e sponsorizuar nga Kongresisti Ted Deutch (D- Florida), ishte prezantuar menjëherë pas protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor dhe ka gëzuar mbështetje bipartizane. 

Kjo rezolutë thekson se "Forcat iraniane të sigurisë kanë përdorur forcë letale në arrestimin e mbi 7,000 njerëzve dhe kanë vrarë të paktën 208 njerëz në lidhje me protestat." 

Duke e dënuar shtypjen vrastare të regjimit ndaj protestuesve, Rezoluta i referohet gjithashtu masakrës në qytetin jugor Mahshahr më 18 nëntor 2019, dhe lexon: "Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit u dërgua në qytetin Mahshahr dhe kreu atje represion masiv, duke vrarë, sipas raporteve, deri në 100 njerëz." 

  1. 752 dënon gjithashtu terrorizmin e regjimit jashtë vendit, duke përfshirë komplotin e dështuar për të shpërthyer një bombë në tubimin e përvitshëm “Free Iran” në Paris në qershor 2018, tubim i organizuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), gjë që çoi në arrestimin e të ashtu-quajturit “diplomat” të regjimit, Assadolah Assadi. "Regjimi iranian ka qenë i përfshirë në një komplot terrorist në qershor 2018 kundër një mbledhjeje të aktivistëve të opozitës iraniane në Paris," lexon rezoluta.  

Kjo rezolutë bipartizane dënon gjithashtu masakrën ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën, kryesisht anëtarë e mbështetës të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK), dhe shkruan: "Në vitin 1988, regjimi iranian kreu ekzekutimet barbare masive të mijëra të burgosurve politikë me varje dhe pushkatim për faktin që refuzonin të hiqnin dorë nga përkatësitë e tyre politike dhe në disa raste, për faktin që posedonin materiale leximi politike, duke përfshirë të burgosur të ndërgjegjes, adoleshentë, dhe gra shtatzëna." 

Në këtë rezolutë, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA bën thirrje për ndërmarrjen e disa veprimeve:  

  1. Dhoma e Përfaqësuesve i qëndron pranë popullit të Iranit i cili po bën protesta legjitime e paqësore kundër një regjimi shtypës e të korruptuar. 
  2. Dënon abuzimet serioze të regjimit iranian ndaj të drejtave njerëzore të popullit iranian, korrupsionin e rëndë, dhe veprimtaritë destabilizuese jashtë vendit. 
  3. Nxit Administratën që të punojë për zhvillimin e seancave emergjente të Këshillit të Sigurimit dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara për të dënuar shkeljet e vazhdueshme të të drejtave njerëzore që kryhen nga regjimi iranian dhe për të themeluar një mekanizëm me anë të të cilit Këshilli i Sigurimit të mund t’i monitorojë shkelje të tilla. 

Znj. Soona Samsami, Përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në SHBA (NCRI-US), e ka mirëpritur miratimin unanim të H.Res.752 duke thënë: “Kjo rezolutë bipartizane në kohën e duhur i jep popullit të Iranit një mesazh të qartë e të fuqishëm se Kongresi Amerikan e mbështet plotësisht në kryengritjen e tij mbarëkombëtare për një Iran të lirë dhe se e dënon fuqishëm masakrën e kryer nga regjimi iranian në nëntor.” 

Znj. Samsami shtoi: “Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Znj. Maryam Rajavi, e ka theksuar vazhdimisht se vrasja e protestuesve në nëntor ishte një rast i qartë i një krimi kundër njerëzimit dhe, për këtë arsye, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të marrë masa urgjente për të ndaluar vrasjet e shtypjen dhe për të siguruar lirimin e të arrestuarve.”  

Lajmi i fundit