Shtune, 01 Shkurt 2020 17:03

Elementët e lajmeve të rreme të regjimit iranian në Shqipëri

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Top Channel ka bërë publike se njëri nga dy diplomatët iranianë, me emrin Ahmad Hosseini Alast, i urdhëruar për t’u larguar nga Shqipëria në mes të janarit, po përpiqej të themelonte një televizion në gjuhën shqipe. Informacionet e publikuara tregojnë se, më 9 gusht 2017, ai kishte shkuar në Teheran ku ishte takuar me përfaqësues të Ministrisë iraniane të Inteligjencës, Forcave Quds, dhe me menaxherin e rrjetit televiziv Sahar të Iranit në Ballkan. Ata kishin diskutuar mundësinë e krijimit të një rrjeti televiziv në gjuhën shqipe dhe kishin vendosur ta bënin realitet këtë gjë. Qëllimi i këtij televizioni në shqip ishte të drejtonte një fushatë më të fortë keqinformimi kundër MEK-ut në shqip. Që kur anëtarët e MEK erdhën në Shqipëri në vitin 2016, regjimi iranian ka nisur një fushatë demonizimi kundër MEK përmes faqeve iraniane të internetit apo përmes uebsiteve shqiptare të paguara nga Irani. Balkan Insight e ka hetuar këtë çështje dhe i ka identifikuar disa prej këtyre faqeve në gjuhën shqipe të cilat punojnë kundër MEK dhe drejtohen nga Irani.

Irani e menaxhon këtë fushatë keqinformimi edhe në gjuhë të tjera, veçanërisht në anglisht. Në një artikull të premten, CNN tregoi se si regjimi iranian ka operuar me faqen “American Herald Tribune.” Kjo faqe interneti e cila e përshkruan veten si një “outlet vërtet i pavarur i medias online” është themeluar në vitin 2015, publikohet në anglisht dhe paguan amerikanë për të shkruar artikuj.

Që nga krijimi i saj në 2015-ën, American Herald Tribune është përqendruar kryesisht në demonizimin e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI ose MEK). Kjo faqe ka publikuar tashmë më shumë se gjysëm duzine artikujsh kundër MEK. Një zëdhënës i Facebook ka thënë për CNN Business se kjo faqe e ka origjinën në Iran dhe është pjesë e një operacioni shumë më të madh influence.

Në artikujt e vet, ky uebsit ka përsëritur gënjeshtrat e regjimit iranian lidhur me MEK dhe u ka bërë mbulim lajmeve të rreme të regjimit. Përdoruesit në Twitter kanë zbuluar më përpara se “American Herald Tribune së bashku me Balkanspost, një tjetër faqe e drejtuar nga MOIS, vinin nga e njëjta adresë IP, 88.99.115.178.  Facebook i ka mbyllur faqet e të dy uebsiteve ndërsa Twitter ka bllokuar llogarinë e Balkanspost. Nga kjo lind pyetja se pse Facebook ka mbyllur gjithashtu llogarinë e Gazetës Impakt e cila drejtohet nga Shqipëria nga Olsi Jazexhi dhe mbron politikat e tiranisë fetare iraniane.

Një ekspert mbi historinë e opozitës iraniane ka komentuar se zbulimi i CNN konfirmon edhe një herë se ato faqe interneti apo ata të ashtu-quajtur gazetarë që shpifin për Rezistencën Iraniane nuk janë thjesht persona që kritikojnë MEK-un; në fakt, ata janë agjentë të regjimit që përdorin mbulime të ndryshme për të implementuar fushatën keqinformuese të regjimit kundër të vetmes alternativë të arsyeshme ndaj tij, MEK-ut.  

Së fundmi, uebsiti i respektuar Iran News Update ka thënë se, “Në nëntor 2017, Olsi Jazexhi ka organizuar një konferencë në Doro Hotel në Tiranë kundër MEK-ut. E ftuara speciale e Jazexhiut ishte Ann Singleton, një agjente famëkeqe e inteligjencës së regjimit me bazë në Londër. Një raport i Bibliotekës së Kongresit të SHBA, i kërkuar nga Pentagoni, i liston Singleton dhe bashkëshortin e saj Massoud Khodabandeh si agjentë të Ministrisë Iraniane të Inteligjencës. Ka prova të konsiderueshme se ky çift ka qenë i përfshirë në planifikimin e vrasjeve dhe masakrave ndaj anëtarëve të MEK në Irak.” Uebsiti raporton më tej se Agjencia e Lajmeve Fars, e lidhur me IRGC-në, ka publikuar një foto të Olsi Jazexhiut në konferencën e New Horizon në Iran. New Horizon është e lidhur me Forcat Qods të IRGC-së dhe është futur në listën e zezë nga Departamenti amerikan i Thesarit në shkurt 2019 për shkak të veprimtarive të saj destruktive. Departamenti i Thesarit ka shpallur se konferenca e  New Horizon është një mbulim për rekrutimin e spiunëve të huaj”. Kjo foto u soll në vëmendjen e shikuesve shqiptarë në talk show-un 360 të Ora News. Megjithatë, Olsi Jazexhi refuzoi ta shpjegonte bashkëpunimin e tij me New Horizon. FBI i ka gjurmuar dhe ndjekur penalisht shtetasit amerikanë që marrin pjesë në këtë konferencë.

Top Channel raportoi disa ditë më parë se zyrtarët e anti-terrorit dhe imigracionit po përgatiten të dëbojnë një iranian të quajtur Ehsan Bidi. Ai është një rrezik sigurie për Shqipërinë dhe aktualisht po mbahet në qendrën e mbyllur të Karecit. Ann Singleton është takuar rregullisht edhe me këtë person.

Olsi Jazexhiut në konferencën e New Horizon në Iran

Lajmi i fundit