Shtune, 08 Shkurt 2020 20:05

Kryeministri Rama në SHBA flet për rrezikun e muxhahedinëve

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një bashkëbisedim të gjatë në Këshillin e Atlantikut për metodologjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE-së dhe procesin e rindërtimit.

Shefi i qeverisë shqiptare u ndal tek konfliktet SHBA-Iran, dhe rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga strehimi i mbi 2000 muxhahedinëve në Shqipëri, të cilët shpeshherë janë etiketuar dhe parë si problem kryesor për vendin tonë. Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij theksoi se Shqipëria është me fat që nuk është vetëm në këtë proces, por shtoi faktin se ka strehuar muxhahedinët pasi ka pasur mbështetjen e palëkundër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në këtë moment jo vetëm kemi shumë për të shkëmbyer në marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe sa u takon sfidave të përbashkëta njëra prej të cilave është Irani. Ju e dini shumë mirë se kemi një problem me këtë vend, me regjimin e tij, dhe sigurisht në të njëjtën kohë jemi mjaft të vetëdijshëm për faktin, që ndërkohë që kemi ndërmarrë një risk duke hyrë në një operacion të përbashkët me SHBA për të shpëtuar njerëz, jeta e të cilëve kërcënohej.

Në të njëjtën kohë ndihemi mjaft mirë që nuk jemi të vetëm në këtë. Nuk është vetëm kjo, por është edhe rajoni. Ne e dimë mjaft mirë që Ballkani Perëndimor sot është një vend më i mirë pikë së pari dhe mbi të gjitha falë SHBA dhe aleatëve të saj. Transformimi i hapësirës sonë nga një hapësirë armiqësie, dhe kapitujve tejet të gjatë e të gjatë konflikti dhe gjakderdhjeje në një hapësirë bashkëpunimi.

Sigurisht nuk jemi ende atje ku duhet dhe mund të jemi, sepse ka ende çështje dhe probleme për t’u zgjidhur dhe ne, mbështetemi shumë tek ndihma e miqve amerikanë. Si vend, si komb shqiptar, personat që jetojnë në Shqipëri dhe të gjithë ata që jetojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor jemi në një pozitë më të mirë. Po të kthehemi pas në 30 vjet dhe po të përpiqemi të përfitojmë si do ishte rrjedha e historisë pas SHBA është e pamundur të imagjinohet se do të ishim këtu ku jemi sot”-tha z. Rama.

Publikuar në: euronews

Lajmi i fundit