Djele, 16 Shkurt 2020 15:09

Agjenti Famëkeq i MOIS & Ambasadës së Teheranit në Shqipëri ndodhet në Hotelin Evin në Iran

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Gjergji Thanasi, një agjent, shërbimet e të cilit për ambasadën dhe stacionin e inteligjencës së regjimit iranian në Shqipëri janë ekspozuar më përpara nga Komiteti për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ndodhet aktualisht në hotelin Parsian Evin pranë burgut Evin në Teheranin verior.

Ky agjent përdor maskën e gazetarit për veprimtaritë e tij kriminale. Sapo kuptoi se Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) e kishte marrë vesh për udhëtimin e tij në Iran dhe qëndrimin e tij në Hotelin Evin, Thanasi, për t’i dalë para punës, e postoi lajmin për shkuarjen në Iran dhe qëndrimin në hotelin Parsiyan Evin në faqen e tij në Facebook.

Vitin e shkuar, ai pati bërë një kallëzim kundër Z. Behzad Saffari, këshilltarit ligjor të MEK, për faktin se ai e kishte akuzuar se i shërbente ambasadës së regjimit iranian në Tiranë dhe bashkëpunonte me stacionin e inteligjencës së Teheranit në Shqipëri për të kontaktuar me të ashtu-quajturit dezertorë të MEK dhe për të shpifur kundër Rezistencës Iraniane.

Komiteti i NCRI për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin thekson edhe një herë përfshirjen e Thanasit në krime spiunazhi dhe terrorizmi, dhe bën thirrje që ai të ndiqet penalisht e të dënohet nga gjykatat kompetente shqiptare.

 

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit

Komiteti për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin

Paris, 15 shkurt 2020

Lajmi i fundit