Merkure, 11 Mars 2020 17:02

Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 3,000 në Iran

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

numri i viktimave të koronavirusit në 139 qytete të 31 provincave në Iran ka shkuar në mbi 3,000

Njëri pas tjetrit, Zyrtarët e regjimit iranian po e deklarojnë me ngurrim e me vonesë gjendjen e emergjencës në provinca e qytete.
Numri i vdekjeve në disa provinca është si vijon: Gilan, 500; Markazi (qendër), 80; Isfahan, 350; Khorasan Razavi, 266; Golestan, 254; Mazandaran, 182; Fars, 86; Khuzestan, 84; Kurdistan, 81; Sistan and Baluchestan, 34; dhe Zanjan, 32. Këto shifra duhet t’u shtohen numrit të vdekjeve në provinca të tjera.
Guvernatori i Kashan: 88 të vdekur vetëm në qytetin tonë.
Zyrtari: 40% e popullsisë së Teheranit do të jetë e infektuar deri në mes të muajit prill Statistikat e regjimit: 291 të vdekur

Iran: Zyrtarët e Regjimit Shprehin Shqetësim të Thellë Lidhur me Koronavirusin

Kriza e koronavirusit po përhapet nëpër Iran me përmasa kaq katastrofike saqë edhe vetë zyrtarët e regjimit po shprehin shqetësim të madh.
“Qytetet Rudsar dhe Amolesh [në veri të Iranit] kanë secili nga një spital dhe raportojnë kushte të tmerrshme. Pajisjet dhe sendet e nevojshme janë në sasi shumë të ulët. Po u mbarojnë rezervat e ndihmës së shpejtë dhe të emergjencës,” tha Assadollah Abbasi, anëtar i parlamentit të regjimit.

Breitbart- ‘Virusi i Mullahëve’: Protestuesit Iranianë Dënojnë Regjimin për Mungesën e Përgjigjes Kundër Koronavirusit

Një grup disidentësh iranianë në Isfahan, një nga qytetet më të mëdha të vendit, demonstruan të dielën me një pankartë proteste ku, ndër të tjera, lexohej, “Virusi i mullahëve po e shkatërron rininë e Iranit,” duke iu referuar koronavirusit kinez, në frenimin e përhapjes së të cilit, regjimi islamik ka dështuar plotësisht.

Lajmi i fundit