Hene, 23 Mars 2020 10:41

SHBA Vë Sanksione të Reja mbi Regjimin Iranian, e Quan Atë Burimi i Shpërthimit të Koronavirusit në Iran

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Shtetet e Bashkuara vunë sanksione të reja mbi regjimin iranian dhe i bënë thirrje regjimit që t’i lirojë amerikanët e arrestuar, në mes të shpërthimit të koronavirusit.

Këto sanksione u shpallën nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një konference për shtyp më 17 mars, ku u shpall futja në listën e zezë e nëntë entiteteve me bazë në Afrikën e Jugut, Hong Kong dhe Kinë, si dhe e tre individëve iranianë, për kryerje të “transaksioneve të konsiderueshme” për të tregtuar produktet petrokimike të regjimit iranian.

Sekretari Pompeo tha se kjo masë përfshin sanksione mbi kompaninë e investimeve të sigurimeve shoqërore të forcave të armatosura të Iranit dhe mbi drejtorin e saj për faktin se kanë investuar në entitete të sanksionuara.
“Departamenti i Shtetit do të sanksionojë sot edhe nëntë entitete me bazë në Afrikën e Jugut, Hong Kong, dhe Kinë, si dhe tre individë iranianë, për faktin se kanë kryer me dijeni transaksione të konsiderueshme për blerjen, marrjen, shitjen, transportin, apo marketimin e produkteve petrokimike nga Irani, shteti numër një në botë për sponsorizimin e terrorit,” tha Sekretari Pompeo.
Gjithashtu, Departamenti i Tregtisë tha se do të shtojë gjashtë njerëz – duke përfshirë pesë shkencëtarë bërthamorë iranianë - dhe 18 korporata në “Listën e Entiteteve” të SHBA për faktin se kanë ndihmuar programin bërthamor të Iranit, programet e pambrojtura bërthamore e raketore të Pakistanit, dhe përpjekjet e Rusisë për modernizim ushtarak.
Lidhur me këtë, Sekretari Pompeo tha: “Si përgjigje ndaj përshkallëzimeve të papranueshme bërthamore të regjimit iranian, Departamenti i Tregtisë do të shtojë pesë shkencëtarë bërthamorë iranianë në listën e entiteteve.”
Sekretari Pompeo e nxiti regjimin iranian që t’i lirojë shtetasit amerikanë të arrestuar për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Gjithashtu, Sekretari Pompeo tha: “Dua të sjell gjithashtu në vëmendje fushatën keqinformuese të regjimit iranian lidhur me origjinën e virusit të Ëuhan. Në vend që të fokusohet tek nevojat e popullit iranian dhe t’i pranojë ofertat e sinqerta të mbështetjes, zyrtarët e lartë iranianë kanë gënjyer për javë të tëra rreth shpërthimit të virusit të Ëuhan.”
“Udhëheqja iraniane po përpiqet ta shmangë përgjegjësinë për qeverisjen e saj jashtëzakonisht të paaftë e vdekjeprurëse. Fatkeqësisht, populli iranian ka 41 vite që vuan nga këto lloj gënjeshtrash. Ai e di të vërtetën: Virusi i Ëuhan është një vrasës dhe regjimi iranian është bashkëpunëtor,” shtoi ai.
Duke theksuar që qeveria amerikane është e përgatitur ta ndihmojë popullin iranian, por jo regjimin, Sekretari Pompeo tha: “Në frymën e gjesteve humanitare, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Iranit që t’i lirojë menjëherë të gjithë amerikanët e arrestuar pa të drejtë që mbahen brenda vendit. Do të vazhdojmë ta mbajmë përgjegjës regjimin për terrorizmin e tij dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë popullin iranian.”

Lajmi i fundit