Enjte, 26 Mars 2020 08:11

Përkthyesi i ushtrisë gjermane u dënua për spiunim për Iranin

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Autoritetet gjermane kanë kryer një hetim kriminal për spiunazh në 22 raste nga Irani, shteti pas të cilit më së shumti hetohet e dyshohet për spiunazh është Rusia. Spiuni Abdul Hamit S. u dënua me gjashtë vite e 10 muaj burgim, transmeton Gazeta Metro.

Gjykata në qytetin gjerman në Koblenz të hënën dënoi një përkthyes ushtarak gjerman-afgan me burgim për tradhti pasi kishte dorëzuar sekrete ushtarake agjencisë së inteligjencës së Iranit.

Gjykata në deklaratë e saj kishte shkruar se Abdul Hamid S. “kishte abuzuar me pozitën dhe përgjegjësitë si përkthyes kur kishte dorëzuar sekrete shtetërore të një agjenti të shërbimit të inteligjencës iraniane, si dhe gruaja e tij Asiea S. E kishte mbështetur atë në veprimtarinë e tij tradhtare”.

Abdul Hamid S. e kishte pranuar fajësinë por gjykata kishte dështuar të përcaktoj motivimin e tij për tradhti. Gjykata e Koblenz e dënoi atë me 6 vite e 10 muaj burgim. Gruaja e tij është dënuar me dhjetë muaj me kusht për asistencën që i kishte burrit të saj gjatë spiunazhit.

Publiku ishte ndaluar gjatë gjyqit për shkak të ruajtjes së sekreteve të shërbimeve shtetërore sekrete.

Abdul ishte takuar me agjentin e Ministrisë së Inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit gjatë viteve 2013 dhe 2017 në qytete të ndryshme europiane. Ai dorëzoi plane të forcave të armatosura gjermane, si dhematerial analizues të departamentit të mbrojtjes së Gjermanisë që hulumtonte disa “shtete dhe çështje” të caktuara ministrisë iraniane.

Agjencia iraniane i kishte paguar atij 37 mijë dollarë amerikanë. Sipas gjykatës, Abdul ishte përfshirë në së paku tetë takime me spiunin iranian. Gruaja e Abdul kishte dijeni për veprimtarin e të spiunazhit që nga viti 2016 dhe e kishte mbështetur atë duke i organizuar atij udhëtimet. Autoritetet gjermane e kishin arrestuar Abdul në vitin 2019 në shtetin Rhineland-Palatinate.

Gjermani konsiderohet vend me përqendrim të madh të spiunazhit iranian. Regjimi i Iranit ka kryer vrasje dhe ka planifikuar tentime atentatesh në Gjermani me vite.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë kishte njoftuar se Irani ishte një prej shteteve me veprimtarinë më të madhe në Republikën Federale të Gjermanisë mes viteve 2007 dhe 2017, përfshi edhe tentim atentate ndaj mbështetësve të Izraelit.

Autoritetet gjermane ka kryer hetime kriminale ndaj 22 rasteve të spiunazhit të Iranit.

Në vitin 2017, gjykata në Berlin dënoi një shtetas pakistanez me 4 vite dhe tre muaj burgim pasi kishte punuar për agjencinë e Iranit dhe kishte spiunuar kundër Gjermanisë dhe një tjetër anëtari të NATO’s.

Lajmi i fundit