Shtune, 28 Mars 2020 15:23

koha jone: Regjimi iranian gënjen lidhur me vdekjet nga virusi, paralajmëron opozitari

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Teokracia që sundon Iranin po gënjen paturpësisht lidhur me numrin e qytetarëve të vdekur nga koronavirusi në atë vend, dhe po i nënvlerëson masat që duhen marrë për ta luftuar pandeminë, tha për Newsmax një lider i spikatur i opozitës iraniane.

Këto akuza kundër regjimit të Teheranit u bënë gjatë një telekonference mëngjesin e së enjtes nga Muhammad Mohaddessin, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) — grupi më i madh opozitar ndaj qeverisë islamike që sundon Iranin që nga viti 1979.
Akuzat e Mohaddessin vijnë në një kohë kur, siç e thotë ai vetë, “në mbarë vendin, në të gjitha grupmoshat, njerëzit po vdesin.” Në kundërshtim me pretendimet zyrtare të qeverisë që thonë se ka vetëm 2,077 vdekje nga koronavirusi deri më 25 mars, Mohaddessin deklaroi se “mbi 11,500 njerëz në 222 qytete të Iranit kanë vdekur deri më 25 mars.”
Ky model gënjeshtrash zyrtare, këmbëngul ai, ka filluar që në mbledhjen dhe publikimin e parë të shifrave lidhur me rastet e vdekjeve nga koronavirusi, më 1 mars.
“Në atë kohë, qeveria tha se kishin vdekur vetëm 54 njerëz nga virusi, ndërkohë që shifra e vërtetë ishte 650 vdekje,” tha Mohaddessin, i cili është djali i një Ajatollahu të Madh të Iranit dhe ka qenë dikur një i burgosur i Shahut.
I nxitur nga Newsmax për të shpjeguar se si e ka marrë informacionin për numrin më të madh të vdekjeve, numër për të cilin ai këmbëngul se është i saktë, Mohaddessin u përgjigj: “Burime brenda regjimit — mes tyre mjekë e infermierë — dhe disa nga aktivistët tanë kanë vdekur [duke marrë informacionin e saktë].”
Ai shtoi se këto shifra janë marrë duke shqyrtuar regjistrat në spitale, varreza, e qendra të kujdesit shëndetësor, dhe duke i krahasuar shifrat e tyre me shifrat zyrtare të deklaruara nga Teherani.
Për sa i përket masave mbrojtëse kundër koronavirusit, Mohaddesin këmbëngul se “nuk ka plane për karantinë, dhe qeveria thotë se ‘do të ishte kundër revolucionit të vendit nëse do të mbylleshin bizneset [për shkak të virusit]….nuk duhet ta lëmë të ndodhë kjo gjë.’”
“Të gjitha ndihmat mjekësore që nuk shpërndahen direkt nga agjencitë ndërkombëtare, vidhen nga regjimi,” tha Mohaddesin, “Dhe të gjitha ndihmat mjekësore në Iran kontrollohen direkt nga Lideri Suprem i Iranit, Ajatollahu Khameni.”
“Ky është vendi i vetëm ku populli dhe qeveria janë në kampe kundërshtare për sa i përket luftimit të virusit,” theksoi ai.

Publikuar në: koha jone

Lajmi i fundit