Merkure, 08 Prill 2020 06:11

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Arrin në 19,500 në 242 Qytete

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të hënën, më 6 prill 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi ka arritur shifrën tronditëse 19,500 në 242 qytete të Iranit.

Urdhrat kriminale të Rouhani-t për t’i rikthyer njerëzit në punë kanë ndezur konflikte mes grupimeve rivale të regjimit.

Sot, Ahmad Moradi, një deputet i parlamentit, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Mehr: “Kur lexova fjalët e presidentit që e quante Hormozgan-in provincë të paprekur nga virusi, më erdhën në mendje dy hipoteza, njëra se i kishin dhënë informacion të gabuar, dhe e dyta se i ka thënë ato fjalë me qëllim e pa kujdes. Mendoj se mundësia e dytë është më afër së vërtetës … Vendimi dhe argumenti i presidentit janë të gabuara njëqind për qind.”

Parvaneh Salahshouri, një tjetër deputete në parlamentin e regjimit, tha për të përditshmen shtetërore Arman: “Në parlament ndamë 200 milion dollarë për Forcat Quds brenda një dite. Pa dyshim që, në situatën që ndodhemi, mbrojtja e shëndetit të njerëzve është më e rëndësishme se çështjet e tjera.”

E përditshmja shtetërore Jahan Sanat shkroi: “Sot vendi është në prag të rrënimit, dhe pas koronavirusit vijnë trazirat shoqërore. Përparësia kryesore e sistemit duhet të jetë shpëtimi i jetëve të miliona njerëzve dhe pastaj shpëtimi i ekonomisë.”

Në një situatë të tillë, Rouhani shpalli se për tre milion familjet që përbëjnë “sektorët e varfër … Kemi menduar katër paketa ndihme nga 200,000 në 600,000 toman [ekuivalente me $12 deri në $36].”

Kjo paketë e turpshme ndihme po reklamohet ndërkohë që Parviz Fattah, kreu i Fondacionit Mostazafan (Abased), ka thënë në televizionin shtetëror se Qassem Soleimani ka marrë fonde nga fondacioni i tij për t’i paguar 1,500 në muaj anëtarët e grupit Fatemiyoun, që është një grup afgan proksi i regjimit, në Siri.

Duke komentuar lidhur me këtë vendim, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: Shuma e vogël e parave që ofrohet nga Khamenei dhe Rouhani për të mbuluar nevojat e stërmëdha të shkaktuara nga Koronavirusi për tre milion familje të varfra nuk është as sa paga e një dite që u jepet mercenarëve irakenë e afganë të forcave terroriste Quds. Ky gjest ofendues pasqyron frikën e regjimit nga një kryengritje e mundshme. Khamenei dhe Rouhani i kanë lënë miliona iranianë pa mbrojtje përballë shpërthimit të Koronavirusit, ndërkohë që pasuria e vendit që kontrollohet nga IRGC dhe entitetet e lidhura me të, Fondacioni Mostazafan, Qendra për Ekzekutimin e Urdhrit të Khomeini-t, Komiteti i Ndihmave i Khomeini-t, Fondacioni i Martirëve, Fondi Astan-e Quds Razavi, si dhe organizata të tjera të mëdha ekonomike mund të mjaftojë për t’ua paguar rrogat punëtorëve, punonjësve të zyrave, si dhe për të paguar të papunët, në mënyrë që ata të mund të karantinohen.

Znj. Rajavi shtoi se pasuria e popullit, e cila është rrëmbyer nga mullahët e korruptuar, duhet t’i vihet menjëherë në dispozicion popullit iranian.

Lajmi i fundit