Marte, 12 Maj 2020 15:46

Iran: Numri i vdekjeve nga koronavirusi shkon mbi 40,500 në 315 qytete

.

Submit to DeliciousSubmit to DiggSubmit to FacebookSubmit to Google PlusSubmit to StumbleuponSubmit to TechnoratiSubmit to TwitterSubmit to LinkedIn

Pas pak javësh mungese, sot, në një video-konferencë me NCCT, me qëllimin për ta fshehur sjelljen kriminale të regjimit lidhur me krizën e koronavirusit, Khamenei u mburr për “suksesin e madh” të regjimit, duke kritikuar ndërkohë Perëndimin për “dështimin e tij në menaxhimin e virusit” dhe “dështimin në ruajtjen e moralit publik!” Duke ruajtur heshtjen lidhur me numrin e viktimave të koronavirusit, apo me krizën dërrmuese ekonomike që i ka rënë në kurriz popullit, Khamenei falenderoi “vullnetarët e rinj, Basij dhe studentët e seminareve që kanë marrë përsipër detyra të rënda e të rrezikshme, përfshirë varrosjen dhe larjen e viktimave të koronavirusit [një procedurë që konsiderohet e panevojshme për viktimat e koronavirusit nga shumë udhëheqës fetarë, për shkak të mundësisë së përhapjes së virusit].”

Khamenei tha se shpresonte se “Shkencëtarët e rinj të vendit do të mund të gjejnë një vaksinë dhe një kurë për koronavirusin sa më shpejt … duke sjellë lavdi e krenari!” Më 8 maj 2020, Reuters raportoi se gjatë javëve të fundit, hacker-a të lidhur me regjimin iranian kanë marrë në shënjestër stafin e kompanisë amerikane Gilead Sciences Inc, e cila është aktive në prodhimin e ilaçeve të efektshme në trajtimin e pacientëve me koronavirus. Më 2 prill 2020, Reuters kishte raportuar gjithashtu se hacker-at e regjimit ishin përpjekur të hynin tek email-et e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndërkohë, mbrëmjen e shkuar, Hassan Rouhani pohoi me ngurrim një shembull të tmerrshëm që ilustron situatën në burgjet e regjimit. “Në një nga burgjet, një person i infektuar hyri në burg dhe para se të merrej vesh, 100  nga 120 njerëz rezultuan pozitivë për Koronavirusin,” pranoi ai.

“Përkimi i koronavirusit me gripin mund të na kapë në befasi në vjeshtë. Duhet të presim edhe katër deri në gjashtë muaj të tjerë për ta parë në mënyrë pak më realiste sjelljen e virusit,” tha sot Saeed Namaki, ministri i shëndetësisë. I zemëruar nga zbulimi i shifrave të vërteta, ai tha në mënyrë absurde se: “Shifrat që shpallim ne janë numrat më të saktë, më sistematikë, e më seriozë në botë. Ndryshimi midis shifrave të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë dhe numrit të vërtetë të vdekjeve nuk është as 10 përqind.” Sipas agjencive shtetërore të lajmeve dhe instagramit të Namaki-t, nga 1 bilion eurot që Khamenei … kishte rënë dakord t’i ndante për Ministrinë e Shëndetësisë, 300,000 euro janë miratuar së fundmi për t’iu dhënë kësaj ministrie.

Sot, Ali Maher, Zëvendës Drejtori i Planifikimit në NCCT në Teheran, fjalët e të cilit janë publikuar në të përditshmen shtetërore Hamshahri, paralajmëroi për “kurbën në rritje të Koronavirusit në disa qytete, duke përfshirë kryeqytetin” dhe për “rritjen e numrit të vdekjeve në javët e ardhshme.” “Shifrat në shumë qytete po i rikthehen nivelit të pikut…Me sa duket, duhet të shkojmë drejt një gjendjeje më të rreptë karantine,” tha ai.

Lajmi i fundit